Datë: 17 Dhjetor 2020

Vendndodhja: Online TEAMS

Organizuar nga: Zyra Kombëtare Erasmus +

Në datën 17 Dhjetor, Zyra Kombëtare Erasmus+ zhvilloi në platformën digjitale TEAMS monitorimin e Projektit GEOBIZ, “Business driven problem-based learning for academic excellence in geoinformatics”. Projekti GEOBIZ është  një nga 10 projektet e fituara në thirrjen  2020, i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh në Arsimin e Lartë”.Qëllimi kryesor i projektit GEOBIZ është forcimi i kapacitetit të institucioneve akademike për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të industrisë në zhvillim të gjeoinformatikës në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Moldavi dhe Mal të Zi.

Projekti përbëhet nga 18 partnerë dhe 5 partnerë të asociuar. Institucionet shqiptare janë: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Tiranës, kompania Land & Co Ltd, Tirana and partnerë i asociuar, Autoriteti për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), Tirana.

Për më tepër info mbi projektin: www.geobiz.eu