KA1. MOBILITETI I TË NXËNIT: Përfshin shkëmbimin e studentëve, lektorëve dhe stafit administrativ. Përfaqson rreth 63% të buxhetit total të progrramit.

 MOBILITETI I KREDITEVE
Në fushën e mobilitetit të krediteve, Institucionet e Arsimit të Larte nga Vendet e Programit do të aplikojnë për menaxhimin e projekteve të mobilitetit të studentëve, pedagogëve, dhe stafit administrativ të universiteteve. Universiteti nga Vendet e Programit plotësojnë formularin e aplikimit në emër të universiteteve partnere që kanë zgjedhur dhe e dorëzon atë pranë Agjencisë Kombëtare në vendin e tij. Universitetet shqiptare janë partnerë në marrëveshjen e mobilitetit të krediteve të dorëzuar nga universiteti nga Vendet e Programit pranë Agjencisë Kombëtare, në vendin e tij.

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/documents/erasmus-plus-programme-guide_en.pdf

 

SHKËMBIMET PËR MASTERA TË PËRBASHKËTA (Degree Mobility)

Programi mbështet ndërtimin e konsorciumeve që ofrojnë programe Masteri të Përbashkët Evropianë, me kohë të plotë që zgjasin një ose dy vite. Konsorciumet që ofrojnë  këto programe  mund të koordinohen vetëm nga universitetet nga Vendet e Programit. Universitetet e vendeve partnere, ku bën pjesë dhe Shqipëria, mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e konsorciumeve që ofrojnë  programe Masteri të Përbashkët Evropianë dhe  të pranohen në to vetëm nëse sjellin një vlerë të shtuar në konsorcium. Preferohen të aplikojnë si partnerë  universitete që ofrojnë kurrikula të nivelit Master në gjuhën angleze.

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/actions/key-action-1-study-and-volunteering-in-another-country/joint-master-degrees_en