KA2 – BASHKËPUNIMI PËR INOVACIONIN DHE SHKËMBIMIN E PRAKTIKAVE TË MIRA

Përfshin bashkëpunimin për inovacioin dhe shkëmbimin e praktikave të mira midis  institucioneve arsimore dhe ndërmarrjeve private e aktorëve të tjerë, rritjen e kapaciteteve në vendet e pa industralizuara (ish projektet Tempus). Përfaqëson rreth 28 % të buxhetit total.

 

RRITJA E KAPACITETEVE

Projektet për ‘Rritjen e kapaciteteve” mbështesin modernizimin, aksesin dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve në Vendet Partnere. Këto projektet kërkojnë bashkëpunimin e disa universiteteve në bazë të një marrëveshje partenriteti shumëpalësh, kryesisht ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë nga Vendet e Programit dhe Vendet Partnere.

 

Projektet ndahen në:

  • Projekte të përbashkëta (Joint projects): për mbështetjen e institucioneve të arsimit të lartë në Vendet Partnere të modernizojnë metodat e mësimdhënies, të krijojnë programe të reja studimi ose të përmirësojnë programet ekzistuese duke i harmonizuar me ato të vendeve të zhvilluara të BE-së, të trajnojnë stafet akademike, të përmirësojnë laboratorët, të krijojnë ose të përmirësojnë shërbimet për studentët, për sigurimin e brendshëm të cilësisë, etj.
  • Projekte Strukturore (Structural projects): për mbështetjen e zhvillimit dhe reformimit të institucioneve dhe sistemit të arsimit të lartë në Vendet Partnere. Ministritë e Arsimit janë partner i detyrueshëm në projektet strukturore. 

Në rastin e Vendeve Partnere nga Ballkani Perëndimor, projektet për ‘Rritjen e kapaciteteve” mund të përmbajnë edhe një komponent shkëmbimesh për studentët dhe stafet universitare.

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/actions/key-action-2-cooperation-for-innovation-and-exchange-good-practices/capacity-building-projects-in-higher-education_en

 PARTENRITET STRATEGJIKE 

Partneritetet strategjike në fushën e arsimit, trajnimit dhe rinisë u japin mundësinë organizatave aktive në këto fusha, ndërmarrjeve, institucioneve publike, agjencive, etj të bashkëpunojnë për zbatimin e praktikave novatore në mësimdhënie, trajnim, mëmisnxënie, punë rinore, modernizim institucional dhe inovacion shoqëror.

 http://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/actions/cooperation-for-innovation-and-exchange-good-practices_en

  

ALEANCAT E NJOHURIVE 

Aleancat e Njohurive janë projekte ndërkombëtare bashkëpunimi kryesisht midis institucioneve të arsimit të lartë dhe bizneseve. Aleancat e njohurive janë të hapura për çdo disiplinë, fushë apo bashkëpunim ndër-sektorial.
http://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/actions/cooperation-for-innovation-and-exchange-good-practices_en

 

ALEANCAT NE FUSHEN E AFTESIVE 

Aleancat në Fushën e Aftësive synojnë të përmirësojnë aftësitë e individëve dhe të sigurojnë përputhje midis arsimit fillestar dhe të vazhduar profesional me nevojat specifike/sektoriale  të tregut të punës dhe kërkesat për aftësi të reja për një ose më shumë profile punësimi. 

Si rregull, “Aleancat e njohurive”, “Aleancat në fushën e aftësive” dhe “Partneritetet strategjike në fushën e arsimit, trajnimit dhe rinisë” përfshijnë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe organizatave të ngritura në Vendet e Programit.

Megjithatë, organizatat dhe institucionet nga vendet partnere si Shqipëria mund të përfshihen në këto bashkëpunime si partnerë (jo si aplikant), vetëm nëse pjesëmarrja e tyre ka një vlerë të shtuar në projekt.