Jean Monnet

Ky program mbështet dhe promovon thellimin e njohurive rreth çështjeve të Integrimit Evropian, mësimdhënien dhe kërkimin  mbi historinë, politikat, ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian. Aplikimi në programin Jean Monnet është i hapur për të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë dhe për të gjitha disiplinat që kanë pikë-prerje me fushën e Integrimit Evropian.

Ky aplikim ka një procedurë të thjeshtë dhe bëhet në bazë institucioni. Ai nuk kërkon detyrimisht krijimin e partneriteve me IAL –të tjera.

Për më tepër informacion mbi programin Jean Monnet:

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/news/call-for-proposals-jean-monnet-activities-2018_en