Pershkrimi Tempus

TEMPUS është programi i Bashkimit Europian i cili mbështeste  modernizimin e arsimit të lartë në vendet përreth BE-së. Tempus mbështeste bashkëpunimin institucional midis Bashkimit Europian dhe Vendeve Partnere dhe fikusohej në reformimin  dhe modernizimin e sistemit të arsimit të lartë në Vendet Partnere të Europës Lindore, Azisë Qëndrore, Ballkanin Perëndimor dhe rajonit të Mesdheut.

Ai mbështeti një konvergjim vullnetar të sistemeve të arsimit të larë në Vendet Partnere në përputhje me zhvilimet e viteve të fundit në BE. Në lidhje me Ballkanin Perëndimor, Tempus mbështeste vendet kandidade dhe vendet e mundshme kandidade në pjesëmarrjen në programin e  formimit përgjatë gjithë jetës.

Përvec mbështetjes së bashkëpunimit midis  institucioneve, Tempus nxiste përqasjen njeri për njeri. Tempusi mundësonte mbështetje për ngritjen e konsorciumeve të ngritura kryesisht midis  universiteteve apo bashkësive të tyre.

Programi Tempus zbatohej në koordinim të ngushtë me Programin Erasmus Mundus,  i cili mundësonte bursa për pjesëmarrjen e studentëve nga vendet e treta në programe cilësore  Masteri dhe Doktorature