Pjesëmarrja e Shqipërisë në Tempus
Shqipëria është vendi i angazhuar më hershëm midis vendeve të Ballkanit Perëndimor në programin Tempus. Që prej 1992, programi Tempus i hapi dyert drejt kmunitetit akademik europian dhe i mundësoi pedagogëve shqiptarë lidhjen me homologët e tyre në rajon dhe Europë.
Për mbi 20 vjet, programi Tempus ka luajtur një rol parësor në promovimin e bashkëpunimit midis institucioneve të arsimit të lartë të Shqipërisë dhe të Bashkimit Europian. Gjatë viteve të fundit, institucionet shqipëtare kanë qenë gjithashtu, të angazhuar në projektet e bashkëpinimit rajonal me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Që prej 1992, universitetet publike dhe disa universitete private kanë marrë pjesë në 141 projekte Tempus.
Numri i aplikimeve institucionale u rrit dukshëm në tre vjeçarin e fundit të programit. Nga 28 aplikime në vitin 2011, u kalua në 65 aplikime me partner Shqiptarë në vitin 2013, më i larti numër propozimesh ndonjëherë. Gjithashtu, numri i projekteve të përzgjedura u rrit nga 5 projekte në 2012 në 9 projekte në 2013.
Buxheti total i Tempus që Shqipëria ka përfituar që nga 1992 është 36.75 milionë Euro. Përgjatë tre vjeçarit të fundit, buxheti vjetor u rrit konsiderueshëm: më 2011 buxheti i alokuar për Shqipërinë ishte 1 milionë euro, më 2012 u rrit në 1.9 milionë euro dhe më 2013 buxheti arriti majën në 3.8 milionë euro. Ishte mjaft positive që i gjithë buxheti për Shqipërinë, u përthith nga universitetet Shqiptare që zbatuan 21 projektet Tempus.
Fondet dhe projektet Tempus kanë qenë veçanërisht instrumentale në trajnimin e stafeve akademike. Një numër i lartë i tyre u trajnua jashtë vendit. Tempus ka siguruar mundësi për përfitimin e aftësive dhe njohurive lidhur me metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe proceseve të ndryshme të reformës së Arsimit të Lartë, veçanërisht nëpërmjet një numri të lartë grantesh për mobilitetet individuale, të dhëna midis 1992 dhe 2006 nga Tempus I, II dhe III. Ai ka dhënë gjithashtu një impakt të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve në universitete, lidhur me menaxhimin dhe qeverisjen institucionale.
Dy proçese afatgjata, si Marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe ndërtimi i Hapësirës Europiane për Arsimin e Lartë, kanë formëzuar bashkëpunimin Tempus në Shqipëri që në vitin 2000 dhe dinamikat e tyre kanë sjellë modifikimin e prioriteteve të Arsimit të Lartë çdo vit.
Tempus-i ka luajtur një rol kyç në mbështetje të reformës së procesit të Bolonjës, për futjen e sistemit të tre cikleve të studimit në institucionet e arsimit të lartë dhe mbështetjes për hartimin e kurrikulave të unifikuara në përputhje me kriteret e Bolojnës. Projektet për zhvillimin e kurrikulave kanë mbështetur gjithashtu futjen e sistemit të krediteve të transferueshme dhe suplementit të diplomës në institucionet shqiptare të lartë.
Programet e studimit, kryesisht në fushat si shkencat e natyrës, shkencat mjedisore, gjeologjia, bujqësia, inxhinieria, infermieria, turizmi dhe trashëgimia kulturore janë përmirësuar. Kurset e formimit të vazhduar janë zhvilluar në fushat e shoqerisë civile, politikave mjedisore, politikav të transportit, reformës së administratës publike, shëndetit publik, trajnimit të mësuesve etj. Zhvillimi i sistemit të menaxhimit të informacionit, vlerësimet insituciomale, edukimi i vazhduar dhe planet strategjike të universiteteve janë mbështetur gjithashtu nga programi Tempus.
Metodat e mësimdhënies ndryshuan vazhdimisht brenda fakulteteve, sidomos nëpërmjet projekteve me fokus ngritjen e kapaciteteve të stafit akademik.
Tempus-i konsioderohej një instrument i rëndësishëm nga përsepktiva e sigurimit të cilësisë. Agjencia Shqiptare e Sigurimit të Cilësisë dhe Akredimit të Arsimit të Lartë u ngrit më 1999, nëpërmjet mbështetjes së projektit Tempus “Mbështetje për Sistemin e Akreditimit në Shqipëri”.
Tempus ka qenë gjithashtu shumë i efektshëm në zhvillimin e burimeve njerëzore dhe ngritjes së kapaciteteve të administratës publike, shoqërisë civile dhe OJF-ve. Ai ka sjellë gjithashtu, më shumë bashkëpunim, jo vetëm në projektet Tempus, por përgjithësisht në nivel kombëtar.
Për më tepër informacion mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Tempus, vizitoni:
http://eacea.ec.europa.eu/tempus/participating_countries/albania_en.php