Pershkrimi i Erasmus Mundus

Erasmus Mundus është një program bashkëpunimi dhe mobiliteti në fushën e arsimit të lartë që synon të rrisë cilësinë e arsimit të lartë dhe të promovojë dialogun dhe mirëkuptimin midis njerëzve dhe kulturave nëpërmjet bashkëpunimit të vendeve eurropiane me vëndet e treta. Gjithashtu, ai mbështet zhvillimin e burimeve njerëzore dhe kapaciteteve për bashkëpunimin ndërkombëtar të institucioneve të arsimit të lartë në vendet e treta, nëpërmjet rritjes së mobiliteteve me vendet e Bashkimit Europian.

 

Programi Erasmus Mundus jep mbështetje për:

– Institucionet e arsimit të lartë që synojnë zbatimin e programeve të përbashkëta të niveleve postgraduate apo ndërtimin e partneriteteve të bashkëpunimit ndër-institucional midis universiteteve në Europe dhe atyre në vendet e treta të synuara;

– Studentët, kërkuesit dhe stafit universitar që duan të zhvillojnë një peruidhë studimi, kërkimi dhe mësimdhënie, në kuadrin e një prej programeve të sipërpërmendura të studmit të përbashkët  apo partneriteteve të bashkëpunimit;

– Çdo organizatë aktive në fushën e arsimit të lartë që synon të zhvillojë projekte që rrisin tërheqjen, profilin, visibilitetin dhe imazhin e arsimit të lartë europian në mbarë botën;

 

Erasmus Mundus 2009-2013 u zbatua nëpërmjet aksioneve të mëposhtme:

 

Aksioni 1: Programet e përbashkëta Erasmus Mundus të cilësisë së lartë në nivelin master  (Aksioni 1 A) dhe doktoraturë (Aksioni 1 B), përfshirë mundësinë e bursave për pjesëmarrje në këto programe;

Aksioni 2: Partneritet Erasmus Mundus ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë europiane dhe vendeve të treta, përfshirë mundësinë e bursave për mobilite të çdo niveli akademik;

Aksioni 3: Promovimi i arsimit të lartë europian nëpërmjet projekteve që rrisin  tërheqjen ndaj Europës si pikësynim arsimor dhe qendër ekselence në mbarë botën;