Shqiperia ne Erasmus Mundus

Pjesëmarrja e Shqipërisë në programin Erasmus Mundus.

 Institucionet shqiptare të arsimit të lartë kanë qenë pjesëmarrëse në një numër projektesh Erasmus Mundus, sidomos lidhur me ato komponentë të programit në mbështetje të bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimit të studentëve dhe stafeve, nëpërmjet ngritjes së konsorciumeve të skëmbimi midis institucioneve arsimore në Ballkanin Perëndimor dhe BE-së. Partneritetet Erasmus Mundus kanë pasur një impakt të vazhdueshëm në rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar të universiteteve shqiptare.

IAL-të shqiptare të përfshira në Aksionin 2 të Erasmus ishin Universiteti i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit, University “Fan Noli” i Korçës, Universiteti “Luigj Gurakuqi” i  Shkodrës, Universiteti “Eqerem Çabej” i Gjirokastrës, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës dhe Universiteti Europian i Tiranës. Shtatë konsorciumet e shkëmbimeve arsimore të financuara ishin: BASILUES, JoinEU-SEE, SIGMA, ERAWEB, EUROWEB, TECH-WB and SUNBEAM.

Në kuadër të programeve të sipërpërmendura, përgjatë viteve të fundit, përfituan rreth 268 studentë shqipëtarë të niveleve Bachelor dhe PHD nga shkëmbimet akademikë dhe rreth 80 pedagogë dhe punonjës universitetesh nga shkëmbimet për trajnim.

Gjithashtu, përgjatë dhjetë viteve të fundit, mbi 140 studentë nga Shqipëria përfituan bursë për ndjekjen e programeve të përbashkëta Erasmus Mundus të niveleve master dhe doktoraturë, pranë universiteteve europiane