Shkembimet afatshkurtra EM

Programeve të shkëmbimeve afatshkurtra (Partneritetet Erasmus Mundus)

Këto programe i ofrojnë çdo studenti, pedagogu apo të punësuari në Institucionet e Arsimit të Lartë  mundësinë e shkëmbimeve akademike afatshkurtra në një mori universitetesh evropiane. Aktualisht, kjo  mundësi përfitohet duke aplikuar në pesë partneritetet Erasmus Mundus, për periudhën përkatëse të shkëmbimit.

GREEN-TECH-WB Partnerët Shqiptarë: Universiteti “Fan Noli” Korçë (bashkëkoordinator), Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës, Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës.

Kohëzgjatje e shkëmbimit:

  • Bachelor : 1 semestër deri në 1 vit akademik;
  • Master : 1 semestër deri në 2 vite akademikë;
  • PhD : 6 muaj deri në 34 muaj;
  • Postdoc : 6 muaj deri në 10 muaj;
  • Staf administrativ  1 muaj;

Disiplinat kryesore akademike në GREEN-TECH-WB: TIK, inxhinieria dhe energjetika, mbrojtja e mjedisit, bujqësia, minierat, drejtësia, administrim biznesi, administrimi publik, marrëdhënie ndërkombëtare,  turizmi dhe trashëgimia kulturore, gjuhët e huaja).

Link:  http://green-tech-wb.uvigo.es/

 

SUNBEAM–Partnerët Shqiptarë: Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit.

Kohëzgjatje e shkëmbimit:

  • Bachelor : 1 semestër deri në 10 muaj;
  • Master : 1 semestër deri në 2 vite akademikë;
  • PhD : 6 deri në 36 muaj;
  • Postdoc : 6 deri në 10 muaj;
  • Stafi akademik dhe administrativ:  1-3 muaj;

Disiplinat kryesore akademike : shkencat bujqësore, arkitektura dhe planifikimi hapësinor, art dhe dizajn, biznes dhe menaxhim, gjeologji dhe gjeografi, shkenca humane, gjuhësi, drejtësi, informatike dhe matematike, shkenca natyrore, shkenca shoqërore, TIK.

Link:  http://www.sunbeam.univpm.it/

 

EUROWEB + – Partnerët Shqiptarë: Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit dhe Universiteti Politeknik i  Tiranës.

Kohëzgjatje e shkëmbimit:

  • Bachelor : 10 muaj;
  • Master : 10 ose 20 muaj;
  • PhD : 18 deri në 34 muaj;
  • Postdoc: 10 muaj;
  • Stafi akademik dhe administrative: 3 muaj;

Disiplinat kryesore akademike : inovacioni, inxhinieria elektrike dhe kompjuterike, inxhinieria financiare dhe shkencat mjedisore

Link: http://www.mrtc.mdh.se/eurowebplus/

 

SIGMA  –Partnerët Shqiptarë: Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, Universiteti Europian i Tiranës;

Kohëzgjatje e shkëmbimit:

  • Bachelor : 5 deri në 10 muaj;
  • Master : 5 deri në 22 muaj;
  • PhD : 5 deri në 34 muaj;
  • Postdoc: 6 muaj;
  • Stafi akademik dhe administrative:  1 muaj;

Disiplinat kryesore akademike : shkencat bujqësore, arkitektura dhe planifikimi hapësinor, art dhe dizajn, biznes dhe menaxhim, gjeologji dhe gjeografi, shkenca humane, gjuhësi, drejtësi, informatike dhe matematike, shkenca natyrore, shkenca shoqërore, shkenca komunikimi dhe TIK

Link:  https://portal.uw.edu.pl/web/sigma/about-sigma

 

ERAWEB – Partnerët Shqiptarë: Universiteti i Mjekësisë i Tiranës.

Kohëzgjatje e shkëmbimit:

  • Bachelor : 5 deri në 10 muaj;
  • Master : 5 deri në 24 muaj;
  • PhD : 6 deri në 36 muaj;
  • Postdoc: 6 deri në 10 muaj;
  • Stafi akademik dhe administrative:  1 deri në 3 muaj;

Disiplinat kryesore akademike : shëndetësi dhe kujdes shëndetësor, shëndet publik dhe ekonomi shëndetësore

Link: http://erasmus-westernbalkans.eu/

 

Kushtet bazë të aplikimit:

– Studenti duhet të jetë i regjistruar  pranë një universiteti shqiptar në momentin e aplikimit;

– Studenti duhet të kthehet dhe diplomohet  pranë  universitetit shqiptar pas kryerjes së periudhës së shkëmbimit;

-Studenti nuk duhet të ketë ndjekur studimet apo punuar për një periudhë 12 mujore gjatë 5 viteve të fundit në një nga shtetet e BE-së;

-Për shkëmbimet akademike në nivelin bachelor, lejohen të aplikojnë vetëm studentët e universiteteve shqiptare partnere brenda secilit program (shih më sipër);

-Për shkëmbimet akademike në nivelin Master, PHD, Post-doc lejohen të aplikojnë në kategorinë T2 edhe studentët e universiteteve shqiptare që nuk janë partnere brenda secilit program. Kushti i vetëm është që studenti të jetë i regjistruar në këto nivele pranë një universiteti shqiptar në momentin e aplikimit;

– Aplikantët duhet të kenë mbaruar të paktën 1 vit të plotë akademik (60 ECTS) në momentin e aplikimit në Bachelor;

– Aplikantët duhet të kenë njohjen dhe mbrojtjen e gjuhës së universitetit ku do të kryhet shkëmbimi. Provimi dhe niveli i kërkuar ndryshojnë sipas universitetit pritës;

* Aplikimet për këtë komponent, përgjithësisht  qëndrojnë të hapura gjatë periudhës Nëntor-Mars të çdo viti;