Programet Master

KA 1 SHKËMBIMET PËR MASTER TË PËRBASHKËT (Degree Mobility) në Erasmus Mundus dhe Erasmus+;

Aplikimet për master

Ky komponent mundëson kryerjen e një programi master, vetëm me kohë të plotë,  në dy ose më shumë universitete evropiane me bursë Erasmus +. Një kusht i domosdoshëm për të aplikuar është njohja e gjuhës angleze dhe mbrojtja me një nga testet e njohura në rang ndërkombëtar si TOEFL, IELTS etj. Diploma që lëshohet në fund të studimeve është diplomë e përbashkët që njihet nga të gjitha universitetet evropiane.  Aplikimet për Master zakonisht hapen në muajin tetor dhe qëndrojnë të hapura deri në muajin dhjetor të çdo viti. Në disa raste, mund të kenë afat deri në muajin janar të vitit pasardhës.

Bursat Erasmus + mbulojnë të gjitha shpenzimet, përfshirë transportin, qëndrimin, pagesën e regjistrimit, sigurimin e jetës, kostot e vizës, etj.

Për listën e plotë të Erasmus Mundus Action 1, referohuni lidhjes së mëposhtme:

Për listën e plotë të Masterave të përbashkët:

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/results_compendia/selected_projects_action_1_master_courses_en.php

 

Si bëhet aplikimi?

–Si fillim, brenda listës së masterave të ofruara, identifikoni ato programe që përshtaten më tepër me studimet që keni kryer ose janë të një fushe të përafërt.

-Shqyrtoni informacionin e dhënë tek faqja e internetit e masterit që keni zgjedhur. Shikoni me vëmendje udhëzimet për aplikimin, kriteret,  afatin e fundit, kërkesat gjuhësore dhe dokumentet e tjera që mund të nevojiten  për dosjen e aplikimit. Çdo master/doktoratë ka kritere dhe afatet specifike.

-Dokumentet që kërkohen përgjithësisht përfshijnë: një letër motivimi; diplomën dhe listën e notave; dëshminë e gjuhës angleze të mbrojtur me IELTS ose TOEFL, dy letra rekomandimi, dokumentin e identifikimit.

Në faqen e internetit të çdo programi master do të merrni informacion më të detajuar për kriterin gjuhësor, numrin e pikëve të kërkuara,  rastet kur studimet e mëparshme janë kryer në këtë gjuhë etj.

-Sigurohuni që dokumentet e kërkuara të jenë të përkthyera në Anglisht dhe të noterizuara (në rast se nuk parashikohet në gjuhë tjetër).

-Aplikimi juaj bëhet VETËM online nëpërmjet website-it të masterit.

*Mund të aplikoni paralelisht, në 3 programe të ndryshme master-i. Nëse jeni fitues në 2 prej tyre, do të ndiqni vetëm njërin.

-Tregoni kujdes të respektoni afatin e fundit të aplikimit, pasi asnjë aplikim nuk do të jetë i vlefshëm po kaloi afati.