Programet doktorale

KA 1 SHKËMBIMET PËR DOKTORATURË TË PËRBASHKËT (Degree Mobility) në Erasmus Mundus dhe Erasmus +.

Aplikimet për doktoratë

Ky komponent mundëson kryerjen e një programi doktorate, vetëm me kohë të plotë,  në dy ose më shumë universitete evropiane me bursë Erasmus +. Një kusht i domosdoshëm për të aplikuar është njohja e gjuhës angleze dhe mbrojtja me një nga testet e njohura në rang ndërkombëtar si TOEFL, IELTS etj. Diploma që lëshohet në fund të studimeve është diplomë e përbashkët që njihet nga të gjitha universitetet evropiane.  Aplikimet për PhD zakonisht hapen në muajin tetor dhe qëndrojnë të hapura deri në muajin dhjetor të çdo viti. Në disa raste, mund të kenë afat deri në muajin janar të vitit pasardhës.

Bursat Erasmus + mbulojnë të gjitha shpenzimet, përfshirë transportin, qëndrimin, pagesën e regjistrimit, sigurimin e jetës, kostot e vizës, etj.

Për listën e plotë të Doktoratave të përbashkëta:

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/results_compendia/selected_projects_action_1_joint_doctorates_en.php

Vini re

Aplikimet për doktoratat do të jenë të mundura deri në vitin 2017. Si rregull aplikimet për doktoratë, post doktoratë ose grante për kërkim shkencor do të mundësohen nëpërmjet komponentit Maria Sklodowska Curie, të programit ‘Horizon 2020 Framework Programme for Research and Innovation’.

Për më tepër informacion, vizitoni linkun: http://ec.europa.eu/research/mariecurieactions/