Thirrjet 2019 në Erasmus +

Guida e programit Erasmus + për vitin 2019 është publikuar në faqen e internetit  të Komisionit Evropian:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/programme-guide_en

Institucionet e Arsimit të Lartë mund të aplikojnë në katër komponentë të programit Erasmus +: Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët masterat e përbashkët, forcimin e kapaciteteve në arsimin e lartë dhe Jean Monnet.

 Erasmus+ Call for Proposals 2019

SHKËMBIMET AFATSHKURTRA PËR STAFET DHE STUDENTËT (CREDIT MOBILITY).  AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 1 SHKURTI 2018.

Universitetet shqiptare duhet të lidhin marrëveshje ndërinstitucionale, të cilat përfshijnë shkëmbime studentësh dhe stafesh me universitetet e BE-së. Në vijim universiteti europian do të bëjë aplikimin për miratimin e programit të shkëmbimeve pranë Agjencisë Kombëtare për Erasmus +, të vendit të tyre. Institucionet shiptare të arsimit të lartë do të përfshihen vetëm në rolin e partnerit në marrëveshjen e shkëmbimeve që universiteti europian do të aplikojë pranë Agjencisë së tij Kombëtare për Erasmus +.

– Për më tepër informacion, vizitoni:

– Guidën e Programit Erasmus + dhe materialin shpjegues për ICM-të:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/programme-guide_en

http://ec.europa.eu/education/opportunities/international-cooperation/documents/mobility-faqs_en.pdf

– Prezantimin e Ditës Informative Erasmus +International Credit Mobility Call

– Modelin e marrëveshjes ndërinstitucionale midis vendeve të programit dhe atyre partnere:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/documents-for-applicants/inter-institutional-agreement_en

 

 MASTERAT E PËRBASHKËT (JOINT MASTER DEGREE) AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 15 SHKURTI 2018.

Aktualisht, thirrja është hapur vetëm për krijimin e konsorciumeve që ofrojnë Joint Master Degree. Konsorciumet që ofrojnë Joint Master Degree mund të koordinohen vetëm nga universitetet e BE-së. Universitetet e vendeve Partnere si Shqipëria, mund të aplikojnë si partnerë dhe do të pranohen vetëm nëse përfaqësojnë një vlerë të shtuar në konsorcium. Preferohen të aplikojnë si partnerë universitete që ofrojnë kurrikula të nivelit Master në gjuhën angleze.

Për më tepër informacion, vizitoni:

– Thirrjen 2018 për Masterat e Përbashkët Erasmus Mundus:

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/funding/key-action-1-erasmus-mundus-joint-master-degrees-2018_en

– Prezantimin e Ditës Informative Erasmus +Erasmus Mundus Joint Masters Degree

 

PROJEKTET “FORCIMI I KAPACITETEVE NË ARSIMIN E LARTË” OSE ISH-TEMPUS. AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM ËSHTË 8 SHKURTI, 2018.

Projektet për ‘Forcimin e kapaciteteve” janë pasardhësit e projekteve Tempus. Të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë, publike dhe private, të njohura nga shteti mund të aplikojnë në projektet për ‘Rritjen e kapaciteteve” si aplikant (koordinator) ose si partner. Këto projekte i mundësojnë universiteteve shqiptare të modernizojnë metodat e mësimdhënies, të krijojnë programe të reja studimi ose të përmirësojnë programet ekzistuese duke i harmonizuar me ato të vendeve të zhvilluara të BE-së, të trajnojnë stafet akademike, të përmirësojnë laboratorët, të krijojnë ose të përmirësojnë shërbimet për studentët, për sigurimin e brendshëm të cilësisë, etj.

Projektet CBHE ndahen në: Projekte të përbashkëta (Joint projects) që synojnë të ndikojnë në nivel institucioni dhe Projekte Strukturore (Structural projects) që synojnë të ndikojnë në politikat dhe reformat e arsimit të lartë. Ministria e Arsimit dhe Sportit është partner i detyrueshëm në Projektet strukturore.

Për më tepër informacion, vizitoni:

– Thirrjen 2018 në “Forcimin e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë (CBHE)”:

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/funding/capacity-building-higher-education-2018_en

– Prioritetet kombëtare dhe rajonale dhe shpërndarjen buxhetore për thirrjen 2018 në CBHE:

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/funding/capacity-building-higher-education-2018_en

* Ndryshime me rëndësi të ndodhura në thirrjen 2018 përfshijnë:

  • Heqjen e komponentit të shkëmbimeve (Special Mobility Strand);
  • Tre fusha prioritetesh kombëtare dhe rajonale në ndryshim nga katër të mëparshme dhe rishikimin e tyre;
  • Numri minimal i vendeve të programit të nevojshme për ngritjen e konsorciumeve është reduktuar nga tre në dy;
  • Projektet e ardhshme për ngritjen e kapaciteteve do të kenë dy opsione për fillimin e projektit: 15 Nëntori 2018 ose 15 Janari 2019;
  • Rritjen e nivelit të grantit për fashën e distancës më të largët në 1500 €;
  • Futjen e kostove të veçanta për udhëtimet;

*Për të rritur efiçencën në gjetjen e partnerëve për aplikime në projektet “Forcimi i Kapaciteteve në Arsimin e Lartë (CBHE)”, ju duhet të:

– Kontrolloni listën e projekteve fituese në thirrjet e mëparshme të Tempus-it dhe CBHE identifikoni universitetet partnere që kanë zbatuar projekte me objektiva të njëjtë apo fushë ndërhyrjeje të ngjashme. Më pas, duhet të ngrini komunikimin me partnerët e identifikuar për bashkëpunim në thirrjen e ardhshme CBHE.

http://eacea.ec.europa.eu/tempus/results_compendia/results_en.php

https://eacea.ec.europa.eu/sites/eacea-site/files/cbhe_2017_results_by_region_publication_without_total_final.pdf  

– Prezantimin e Ditës Informative Erasmus +Capacity Building in Higher Education 2018

– Plotësoni “Formularin për Gjetje Partnerësh në Erasmus +”, të përgatitur nga Zyra Kombëtare Erasmus +, në përputhje me thirrjen Erasmus + ky synoni të aplikoni dhe idesë së projektit tuaj. Dërgoni formularin e plotësuar në adresën e email-it: albania@erasmusplus.al, për t’u shpërndarë tek universitetet europiane  nëpërmjet rrjetit të zyrave Erasmus +.

 Erasmus+ Partner Search form for Albanian HEIs

*Shihni tutorialin për përgatitjen e projekt propozimeve të sukseshme :

https://eacea.ec.europa.eu/sites/eacea-site/files/recording_final_1.swf

 

PROJEKTET JEAN MONNET. AFATI I FUNDIT ËSHTË 22 SHKURTI 2018.

Ky program mbështet thellimin e njohurive rreth çështjeve të Integrimit Evropian, promovon  mësimdhënien dhe kërkimin   për historinë, politikat, ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian. Aplikimi në programin Jean Monnet është i hapur për të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë dhe për të gjitha disiplinat që kanë pikë-prerje me fushën e Integrimit Evropian. Ky aplikim ka një procedurë të thjeshtë dhe bëhet në bazë institucioni. Ai nuk kërkon detyrimisht krijimin e partneriteve me IAL –të tjera. Universitetet shqiptare mund të aplikojnë për Modulet Jean Monnet (bëhet fjalë për kurse afatshkurtra në fushën e Integrimit Evropian me një minimum prej 40 orësh mësimi për një vit akademik), për Poste Lektorësh Jean Monnet (Bëhet fjalë për poste lektorësh  të specializuar në  fushën e studimeve të  Integrimit Evropian me një minimum prej 90 orë mësimi për një vit akademik) ose për Projektet Jean Monnet (aktivitete promovimi për problematikat e Integrimit Evropian, programe trajnimi, etj.)

Për më shumë vizitoni:

– Thirrjen 2018 në Jean Monnet:

https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/news/call-for-proposals-jean-monnet-activities-2018_en

– Prezantimin e Ditës Informative Erasmus +Jean_Monnet_Activities_in_Erasmus+

Shembuj të projekteve të përzgjedhura në Jean Monnet: Jean Monnet projects