ERASMUS+

Erasmus + është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit për periudhën 2014-2020.

Erasmus + synon të mbështesë, ndër të tjera:

  • Mundësitë për studim, trajnim dhe marrjes së përvojave të punës jashtë vendit;
  • Zhvillimin e shkëmbimeve akademike aftashkurtra apo studimeve të plota jashtë vendit;
  • Mundësimin e kredive për studentët nga bankat apo agjencitë kredituese me shlyerje pagese në kohë pas diplomimit;
  • Njerëzit me nevoja të veçanta nga shtresat e margjinalizuara dhe ato me mundësi të pakta;
  • Bashkëpunimin mes  institucioneve të arsimit të lartë dhe atyre të BE-së, për të zhvilluar qasje të reja në mësimdhënie, harmonizimin e programeve, kualifikimin e vazhduar të stafeve, etj;
  • Bashkëpunimin midis institucioneve arsimore dhe ndërmarrjeve private e aktorëve të tjerë, me qëllim lehtësimin e transferimit të dijeve, përshtatjen me nevojat e tregut të punës, etj;
  • Zhvillimin e edukimit digjital dhe përdorimit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit;

Erasmus+ sjell nën të njëjtën ombrellë (i) Programet e të nxënit të vazhdueshëm (Erasmus, Leonardo da Vinci, Comenius, Jean Monnet dhe Grundtvig) (ii) programin e Rinisë në Veprim (iii) pesë programe bashkëpunimi ndërkombëtar (Erasmus Mundus, Tempus, Alfa, Edulink, programin për bashkëpunim me vendet e industrializuara dhe (iv) komponentin e ri për sportin.

Programi 7 vjeçar ka një buxhet prej 14.7 miliard €; me një rritje prej 40% krahasuar me nivelet e shpenzimeve të mëparshme, që reflekton angazhimin e BE-së për investimin në këto fusha.

ERASMUS + do t’i mundësojë mbi 4 milion europianëve të studiojnë, trajnohen, marrin përvojë pune dhe vullnetarizmi jashtë vendit. Rreth 2 milion studentë, 500.000 të rinj dhe vullnetarë, 650.000 të trajnuar, që do të zhvillojnë paraktikë profesionale, 800.000 stafe akademike dhe administrative dhe rreth 125.000 institucione pjesëmarrëse dhe organizata priten të përfitojnë nga Erasmus +.

ERASMUS+ do të mbështesë parternitet ndërkombëtare midis institucioneve arsimore dhe organizatave trajnuese dhe rinore me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe  lidhjes ndërmjet fushave të edukimit dhe punës, në mënyrë që të trajtojnë hendekun e aftësive që ekziston në Europë.  

Ai do të mbështesë gjithahstu, përpjekjet kombëtare për modernizimin e sistemeve të edukimit, trajnimit dhe rinisë. Në fushën e sportit, do të mbështeten projektet komunitare dhe sfidat ndër-shtetërore si lufta ndaj trukimit të ndeshjeve, dopingut, dhunës dhe rracizmit.

Aksionet e programit Erasmus + ndahen në aksione të centralizuara dhe të decentralizuara. Aksionet e decentralizuara menaxhohen në çdo vend programi nga Agjencitë Kombëtare (AK) që janë caktuar nga autoritetet kombëtare. Aksionet e centralizuara menaxhihen në nivel europjan  nga  Agjencia Ekzekutive për Arsimin, Mediat dhe Kulturën (EACEA) në Bruksel.

Dimensioni ndërkombater i Erasmus + mundëson bashkëpunim midis Vendeve të Programit dhe Vendeve Partnere. 

Vendet e Programit: janë 28 vendet e BE-së dhe Turqia, Islanda, Liechtensteini, Norvegjia dhe FYROM. 

Vendet Partnere *: Ballkani Perëndimor – Shqipëria, Bosnja and Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia; Vendet e Patrneritetit Lindor – Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia, Ukraina; Vendet e Mesdheut Jugor – Algjeria, Egjipt, Israel, Jordani, Liban, Libi, Marok, Palestinë, Siria, Tunizia; Federata Ruse; Azia Qëndrore: Kazakistan, Kirgistan, Taxhikistan, Turkmenistan, Uzbekistan; Amerika e Jugut; Afrika e Jugut; Shtetet AKP; Vendet e Industrializuara.

 

Shiko listen e plotë të shteteve në programin Erasmus + :

Guida: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/documents/erasmus-plus-programme-guide_en.pdf

Adresa e Web-it për Programin ERASMUS+: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/index_en.htm

Detajet për thirrjet në faqen web të Agjencisë Ekzekutive për Arsimin, Mediat dhe Kulturën (EACEA) përgjegjëse për programin: http://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus_en