ZYRA SHQIPTARE ERASMUS+

Cila është Zyra Erasmus+?

Duke filluar nga viti 2014, Zyrat Kombëtare Tempus u shndërruan në Zyrat Kombëtare Erasmus+ (ZKE ose NEO). Ato do të vazhdojnë të kryejnë të njëjtat funksione dhe detyra si për programin Tempus,  por duke e zgjeruar fokusin e tyre edhe në programe të tjera të Erasmus+, ku Shqipëria është e lejuar të aplikojë.
 
Zyra Shqiptare Erasmus+  funksion në mënyrë autonome, duke përfaqësuar interesat e Komisionit Evropian dhe përbën një qendër  reference për të gjithë aktorët e arsimit të lartë, aplikantët e mundshëm, përfituesit dhe të gjithë të interesuarit e tjerë në lidhje me aktivitetet e Erasmus+  në fushën e Arsimit të Lartë.  Funksionimi saj mbështetet nga Agjencia Ekzekutive për Arsimin, Kulturën dhe Mediat Audiovizuale (EACEA).
 
Zyra Erasmus+  luan një rol të rëndësishëm në promovimin dhe këshillimin për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.
 

Çfarë bën Zyra Shqiptare Erasmus+? Zyra Shqiptare Erasmus+   ushtron, ndër të tjera, këto funksione:

  • Përpunon, promovon dhe shpërndan në të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) informacionin dhe dokumentacionin e Programit Erasmus+;
  • Këshillon, informon dhe ndihmon të gjithë personat e interesuar se si të aplikojnë në projektet Erasmus+;
  • Kryen monitorimin e zbatimit të projekteve Tempus, të cilët nuk kanë përfunduar ende;
  • Mbështet dhe koordinon aktivitetet e grupit kombëtar të Ekspertëve për Reformat e Arsimit të Lartë, HERE (Higher Education Reform Experts), të cilët kanë rol këshillues dhe mbështetës për arritjen e objektivave të programit Erasmus+;
  • Kontribuon në vlerësimin e projekteve që do të paraqiten në kuadër të aktivitetit pasardhës të Tempus-it, me titull “Ngritja e Kapaciteteve të Arsimit të Lartë” në Erasmus+;

Stafi i Zyrës Shqiptare Erasmus+

Ada Ramaj

National Coordinator of Erasmus+ Office 

 ada.ramaj@erasmusplus.al

Elona Saraci

Deputy Coordinator of Erasmus+ Office 

elona.saraci@erasmusplus.al