Erasmus + National Seminar on ‘Raising capacities of Albanian universities for internal governance”

Zyra Kombëtare Erasmus+ (ish Zyra Tempus) ka kënaqësinë t’ju ftojë në seminarin kombëtar që do të organizojë në bashkëpunim me ekspertët Erasmus+ për Reformat e Arsimit të Lartë (HERE), në Universitetin e Elbasanit në datë 16 qershor 2015, me temë:

“Organizimi i brendshëm i universiteteve dhe rritja e kapaciteteve për qeverisjen”.

 

Ky seminar do të mbledhë së  bashku  rektorë, dekanë, anëtarë të stafeve akademike nga  IAL-të e Tiranës, Korçës, Shkodrës etj, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Tiranë. Seminari do të trajtojë sfidat e situatës aktuale të qeverisjes duke filluar nga niveli i institucionit deri në njësinë bazë të departamentit, ndryshimet që sjell reforma dhe ligji i ri i arsimit të lartë, si dhe do të  përcjellë zërin e personelit të IAL-ve në një dokument final me rekomandime për hartimin e akteve të ardhshme nënligjore.

 

 

Në këtë seminar do të marrë pjesë dhe eksperti ndërkombëtar, Stephen Hagen, Profesor Emeritus, Zv/rektor për Menaxhimin dhe Qeverisjen në Qendrën Kombëtare të Kërkimit në Shën Petërburg, Zv/kancelar i Universitetit të Uellsit, në Britaninë e Madhe, Drejtor i Kërkimit, Biznesit dhe Inovacionit në Universitetin e Anglisë Perëndimore të Bristolit, etj. Ai do të prezantojë modelet më të suksesshme të qeverisjes në universitetet e vendeve më të zhvilluara evropiane, si dhe do të trajtojë aspektet kryesore të organizimit të brendshëm të departamentit.

 

Pjesëmarrja juaj në këtë seminar do të na nderonte pa masë.

 

Ju mirëpresim!

Axhenda e Seminarit

ERASMUS+ OPPORTUNITIES FOR STUDENT AND STAFF

Programi Erasmus + i ofron çdo studenti shqiptar  mundësinë e ndjekjes me bursë të një programi të plotë Masteri dhe Doktorature si dhe financimin e shkëmbimeve akademike afatshkurtra në një mori universitetesh evropiane.

 

 Një student shqiptar mund të aplikojë për:

 

Master dhe Doktoratë e plotë (Action 1)

 

 Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për të fituar të drejtën e ndjekjes me bursë të një Masteri apo Doktorate të plotë nëpërmjet – Programeve të përbashkëta Erasmus Mundus (EM). Këto programe masterash dhe doktoraturash quhen të  përbashkëta pasi  ofrohen nga një grup universitetesh të bashkuar në formë “konsorciumi” apo “partnerësh” dhe që mundësojnë fituesit të zhvillojnë programin e tyre të studimit në dy apo më shumë universitete Evropiane.

 

Për listën e plotë të Erasmus Mundus Action 1, referohuni lidhjeve të mëposhtme:

 

Për listën e plotë të Masterave të përbashkët

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/results_compendia/selected_projects_action_1_master_courses_en.php

 

Për listën e plotë të Doktoratave të përbashkëta:

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/results_compendia/selected_projects_action_1_joint_doctorates_en.php

 

* Aplikimet për këtë komponent janë aktualisht të mbyllura,  por do të rihapen në Tetor 2015. Përgjithësisht, ato qëndrojnë të hapura gjatë periudhës Tetor- Dhjetor të çdo viti.

 

Hapat e aplikimit/sugjerime për një aplikim të suksesshëm:

 

-Identifikoni brenda listës së programeve që ju ofrohen, ato programeve që ju përshtaten më shumë nga pikëpamja akademike

 

-Hulumtoni webistin e programit/eve që keni zgjedhur. Aplikimi juaj do të bëhet drejtpërdrejtë tek programi i zgjedhur, (përgjithësisht) nëpërmjet websitit të tij.

 

-Shikoni me vëmendje udhëzimet për aplikimin në program. Sigurohuni që i keni kuptuar të gjithë hapat dhe kërkesat e tij, veçanërisht dokumentet e kërkuara për dosjen e aplikimit.

 

-Mbani në vëmendje afatin e fundit të aplikimit, duhet ta dërgoni aplikimin para përfundimit të tij.

 

-Eshtë e këshillueshme të filloni herët, duke qenë se ju do duhet t’i  bashkëngjisni aplikimit tuaj  edhe një sërë dokumentesh të tjerë. Dokumentet që  kërkohen, (kryesisht) përfshijnë : Një letër motivimi; dy letra rekomandimi; diplomën dhe listës e notave; dëshminë e gjuhës angleze të mbrojtur me IELTS ose TOEFL. Gjithsesi, në faqen e internetit të masterit ose PHD do të merrni një informacion akoma më specifik dhe për provime të tjera të gjuhës angleze që pranohen për aplikimin, numrin e pikëve të kërkuara, situatat kur studimet e mëparshme janë kryer në këtë gjuhë etj.)

-Siguroheni që dokumentet e kërkuara të kenë përkthimin në Anglisht (në rast se nuk parashikohet ndryshe).

 

-Bëjeni aplikimin direkt online sipas kërkesave të programit. 

 

Një student shqiptar mund të aplikojë edhe për periudha të shkurtra studimi në:

 

Programet e shkëmbimeve afatshkurtra ( Partneritetet EM) (Action 2)

 Programi Erasmus Mundus i ofron çdo studenti, pedagogu apo të punësuari në Institucionet e Arsimit të Lartë  mundësinë e shkëmbimeve akademike afatshkurtra në një mori universitetesh evropiane. Aktualisht kjo  mundësi përfitohet duke aplikuar në katër partneritetet Erasmus Mundus, për periudhën përkatëse të shkëmbimit.

TECH-WB-  Partnerët Shqiptarë: Universiteti “Fan Noli” Korçë, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës, Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës.

Kohëzgjatje e shkëmbimit:

  • Bachelor : 1 semestër deri në 1 vit akademik;
  • Master : 1 semestër deri në 2 vite akademikë;
  • PhD : 6 muaj deri në 34 muaj;
  • Postdoc : 6 muaj deri në 10 muaj;
  • Staf administrativ  1 muaj;

  Disiplinat kryesore akademike në TECH-WB: TIK, inxhinieria dhe energjetika, mbrojtja e mjedisit, bujqësia, minierat, drejtësia, administrim biznesi, administrimi publik, marrëdhënie ndërkombëtare,  turizmi dhe trashëgimia kulturore, gjuhët e huaja)

Link: http://green-tech-wb.uvigo.es/

SUNBEAM–  Partnerët Shqiptarë: Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Elbasanit.

Kohëzgjatje e shkëmbimit:

  • Bachelor : 1 semestër deri në 10 muaj;
  • Master : 1 semestër deri në 2 vite akademikë;
  • PhD : 6 deri në 36 muaj;
  • Postdoc : 6 deri në 10 muaj;
  • Stafi akademik dhe administrativ:  1-3 muaj;

 Disiplinat kryesore akademike : shkencat bujqësore, arkitektura dhe planifikimi hapësinor, art dhe dizajn, biznes dhe menaxhim, gjeologji dhe gjeografi, shkenca humane, gjuhësi, drejtësi, informatike dhe matematike, shkenca natyrore, shkenca shoqërore, TIK

             Link: http://www.sunbeam.univpm.it/

EUROWEB – Partnerët Shqiptarë: Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës.

Kohëzgjatje e shkëmbimit:

  • Bachelor : 10 muaj;
  • Master : 10 ose 20 muaj;
  • PhD : 18 deri në 34 muaj;
  • Postdoc: 10 muaj;
  • Stafi akademik dhe administrative: 3 muaj;

Disiplinat kryesore akademike : inovacioni, inxhinieria elektrike dhe kompjuterike, inxhinieria financiare dhe shkencat mjedisore

Link: http://www.mrtc.mdh.se/euroweb/index.php

SIGMA – Partnerët Shqiptarë: Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Elbasanit, Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, Universiteti Europian i Tiranës;

Kohëzgjatje e shkëmbimit:

  • Bachelor : 5 deri në 10 muaj;
  • Master : 5 deri në 22 muaj;
  • PhD : 5 deri në 34 muaj;
  • Postdoc: 6 muaj;
  • Stafi akademik dhe administrative:  1 muaj;

Disiplinat kryesore akademike : shkencat bujqësore, arkitektura dhe planifikimi hapësinor, art dhe dizajn, biznes dhe menaxhim, gjeologji dhe gjeografi, shkenca humane, gjuhësi, drejtësi, informatike dhe matematike, shkenca natyrore, shkenca shoqërore, shkenca komunikimi dhe TIK

Link: https://portal.uw.edu.pl/web/sigma/about-sigma

 

Kushtet bazë të aplikimit:

– studenti duhet të jetë i regjistruar  pranë një universiteti shqiptar në momentin e aplikimit;

– studenti duhet të kthehet dhe diplomohet  pranë  universitetit shqiptar pas kryerjes së periudhës së shkëmbimit;

-studenti nuk duhet të ketë ndjekur studimet apo punuar për një periudhë 12 mujore gjatë 5 viteve të fundit në një nga shtetet e BE-së;

-për shkëmbimet akademike në nivelin bachelor, lejohen të aplikojnë vetëm studentët e universiteteve shqiptare partnere brenda secilit program (shih më sipër).

-për shkëmbimet akademike në nivelin Master, PHD, Post-doc lejohen të aplikojnë në kategorinë T2 edhe studentët e universiteteve shqiptare që nuk janë partnere brenda secilit program. Kushti i vetëm është që studenti të jetë i regjistruar në këto nivele pranë një universiteti shqiptar në momentin e aplikimit

– Aplikantët duhet të kenë mbaruar të paktën 1 vit të plotë akademik (60 ECT) në momentin e aplikimit,

– Aplikantët duhet të kenë njohjen dhe mbrojtjen e gjuhës së universitetit ku do të kryhet shkëmbimi. Provimi dhe niveli i kërkuar ndryshojnë sipas universitetit pritës.

* Aplikimet për këtë komponent janë aktualisht të mbyllura,  por do të rihapen në Nëntor 2015. Përgjithësisht ato qëndrojnë të hapura gjatë periudhës Nëntor-Mars të çdo viti.

Mundësi të tjera.

Erasmus + krijon dy mundësi të reja për studentët dhe stafet universitare shqiptare nëpërmjet projekteve institucionale:

  1. Shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (Credit Mobility)

Ky komponent mundëson financimin e shkëmbimeve për:

  • Studentët: 3 deri në 12 muaj;
  • Praktika profesionale:  2 deri në 12 muaj;
  • Stafin akademik dhe administrativ: 5 ditë deri në 2 muaj.

Që shkëmbimet të jenë aktive për këtë komponent duhet që universitetet shqiptare të lidhin marrëveshje ndërinstitucionale me universitet nga vendet e Programit që kanë ende buxhet të mbetur nga raundi i parë i aplikimeve, si vijon: Francë, Mbretëri e Bashkuar, Spanjë, Gjermani, Belgjikë, Suedi, Portugali, Irlandë, Danimarkë, Austri.

Hapi i parë: Universiteti shqiptar zgjedh partnerin me të cilin do të kryejë shkëmbimet;

Hapi i dytë: Negociohen shkëmbimet: numri i studentëve dhe i stafit, njohja e periudhës së studimit, etj.

Hapi i tretë: Universiteti evropian bën aplikimin pranë Agjencisë Kombëtare në emër të universitetit shqiptar.

Për më tepër: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/discover/guide/documents-applicants_en.htm

  1. Komponentit special për shkëmbime në kuadër të projekteve “Rritja e kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus.

Kur universitetet shqiptare përgatisin dhe aplikojnë në projekte për rritjen e kapaciteteve, ata mund të përfshijnë edhe një komponent shkëmbimesh që mbulohet financiarisht nga projekti për:

  • Studentët: 3 deri në 12 muaj;
  • Praktika profesionale:  2 deri në 12 muaj;
  • Stafin akademik dhe administrativ: 5 ditë deri në 2 muaj.  

Second round call in ERASMUS + KA1 “International Credit Mobilities”.

Pas mbylljes së raundit të parë të aplikimeve, Komisioni Evropian ka vendosur të hapë një raund të dytë aplikimesh vetëm për komponentin KA1 të Erasmus+ International Credit Mobility”.  Ky komponent ka në qendër vetëm shkëmbime studentësh dhe stafesh akademike dhe administrative. Kohëzgjatja e shkëmbimeve për studentët do të jetë nga 3-12 muaj, për stafet akademike dhe administrative 5 ditë deri në dy muaj.

Ai konsiston në lidhjen e marrëveshjeve dy paleshe ndërinstitucionale midis universiteteve shqiptare dhe universiteteve nga disa vende  të Programit që kanë ende buxhet të mbetur nga raundi i parë i aplikimeve, si vijon: Gjermani, Francë, Mbretëri e Bashkuar, Austri, Belgjikë, Bullgari, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Irlandë, Letoni, Maltë, Norvegji, Poloni, Portugali, Spanjë, Maqedoni

Kohëzgjatja e projekteve të reja do të jetë e kufizuar me 16 muaj ndërsa zbatimi i tyre do të fillojë në 1 shkurt 2016.

Si të aplikojmë?

Hapi i parë: Aplikimi në këtë fazë është vetëm institucional dhe jo individual. Universiteti shqiptar zgjedh universitetin partner me të cilin do të kryejë shkëmbimet. Universiteti duhet të jetë detyrimisht nga një prej vendeve të mësipërme;

Hapi i dytë: Së pari shprehet interesi për të marrë pjesë në projektet e “International Credit Mobility”. Në rast se universiteti i zgjedhur bie dakord në parim, negociohen shkëmbimet: numri i studentëve dhe i stafit, njohja e periudhës së studimit, etj. Ky negocim konsiston në diskutimin e marrëveshjes ndër-institucionale e cila ndodhet në linkun në vijim. Kjo marrëveshje do të nënshkruhet nga rektorët përkatës ose nga përfaqësuesit e tyre ligjorë.

Për universitetet që nuk kanë programe në gjuhë të huaj, shkëmbimet e studentëve do të kërkohen nga universiteti shqiptar në drejtim të universitetit të zgjedhur. Shkëmbimet e stafit mund të jenë në të dy drejtimet për qëllime mësimdhënieje ose trajnimi.

Hapi i tretë: Universiteti evropian (jo ai shqiptar) plotëson formularin e aplikimit në emër të universiteteve partnere që ka zgjedhur dhe e dorëzon atë pranë Agjencisë Kombëtare në vendin e tij.

AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: DATA 24 Shtator 2015.

Për më tepër:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/discover/guide/2015/documents/higher-education-student-staff-mobility_en.pdf

Aplikoni per shkëmbime afatshkurtra në Erasmus Mundus

Programi Erasmus Mundus i ofron çdo studenti, pedagogu apo të punësuari në Institucionet e Arsimit të Lartë  mundësinë e shkëmbimeve akademike afatshkurtra në një mori universitetesh evropiane. Pjesmarrja në program bëhet nëpërmjet aplikimit individual dhe kur ky rezulton i suksesshëm, Erasmus Mundus do të mbulojë të gjithë shpenzimet  e pjesëmarrjes.

Në varësi të ciklit të shkollimit, periudha e shkëmbimit varion nga:

–          një semestër deri në një vit akademik për nivelin bachelor,

–          një semestër deri në dy vjet për nivelin master,

–          6 muaj deri në 36 muaj për nivelin e doktoratës;

–          6 muaj deri në 10 muaj për nivelin postdoktoratë;

–          1 muaj për stafet akademike dhe administrative;

Gjuha e studimit është e ndryshme në varësi të universitetit pritës.

Për të aplikuar në Erasmus Mundus, klikoni në linkun  bashkëngjitur dhe ndiqni hapat e mëposhtme:

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/funding/available_partnerships.php

Hapi 1: Zgjidhni një nga katër partneritet Erasmsu mundus“ TECH-WB, SUNBEAM, SIGMA, EUROWEB”;

Hapi 2 Shihni ofertën akademike;

Hapi 3. Zgjidhni programin e shkëmbimit që përputhet me fushën tuaj akademike dhe nivelin e studimit (Bch, Master ose PhD);

Hapi 4. Shihni kërkesat e programit të studimit dhe afatin e aplikimit;

Hapi 5. Aplikimi bëhet online në adresën e dhënë në partneritet.

Calendar of info days in Albania

Albanian information campaign on Erasmus+  
Event Location Date 
     
Info day for students focused on: 1.international credit mobility2. Joint Master Degrees

3. Special mobility component in Capacity Building

 

 

Tirana; at EU info center in  cooperation with EU Delegation 24-Oct 2014
Info day for students focused on: 1. International credit mobility2. Joint Master Degrees

3. Special mobility component in Capacity Building

 

 

Tirana; in cooperation with the University of Tirana 27-Oct 2014
     
Focused on: 1.Capacity Building in Higher Education  projects, including Special mobility component2. Credit mobility

3. Joint Master Degrees

4.Jean Monnet

 

 

Polytechnic University 7-Nov-14
Focused on: 1.Capacity Building in Higher Education  projects, including Special mobility component2. Credit mobility

3. Joint Master Degrees

4.Jean Monnet

 

 

Shkodra University 10-Nov-14
Focused on: 1.Capacity Building in Higher Education  projects, including Special mobility component2. Credit mobility

3. Joint Master Degrees

4.Jean Monnet

 

 

Vlora University 17-Nov-14
Focused on: 1.Capacity Building in Higher Education  projects, including Special mobility component2. Credit mobility

3. Joint Master Degrees

4.Jean Monnet

 

 

Durrësi University 21-Nov-14
Focused on: 1.Capacity Building in Higher Education  projects, including Special mobility component2. Credit mobility

3. Joint Master Degrees

4.Jean Monnet

 

 

 Elbasan University 24-Nov-14
Focused on: 1.Capacity Building in Higher Education  projects, including Special mobility component2. Credit mobility

3. Joint Master Degrees

4.Jean Monnet

 

 

Korca University 26-27-Nov-14
Info day Gjirokastra University TBD

Invitation to Erasmus+ National Info Day: the 7-th of November

The Albanian Erasmus+ Office is very pleased to invite you to the “Erasmus + National  Info Day” to be held on the 7-th of November 2014, at the premises of the Polytechnic University of Tirana, from 9.00 A.M, according to the program below.

 

The main scope of this Information Day is to promote the international higher education dimension of the Erasmus+ programme which includes for Albania:

 

  • Key Action 1:

– Credit mobility (international opening of Erasmus)

– Degree mobility through joint master degrees (and on-going Erasmus Mundus joint master and doctoral programmes)

 

  • Key Action 2:

– Capacity Building action which includes a mobility component for the neighbouring countries and the Western Balkans.

 

  • Jean Monnet activities focused in European Integration issues.

 

This event is expected to be attended by representatives coming from all the Albanian universities including academic, high management and administrative staff, experts from the Executive Agency for Education, Culture &Audiovisual in Brussels, staff of higher education agencies, Ministry of Education and Sport officials and students. Presentations for each component of Erasmus+ when Albania is eligible to apply and relevant training on how to write successful proposals will be provided by Albanian Erasmus+.

We are looking forward to welcoming you in our Erasmus+ National Info Day.

Please find the agenda of this event here below:

Agenda-of-Erasmus+-Info-day-7-th-Nov

Invitation to “Let’s talk about Erasmus+” meeting

Albanian Erasmus+ Office in cooperation with the University of Tirana are organizing on the 27-th of October 2014, at 12.00 o’clock, the Info Day for students called “Let’s talk about Erasmus+”. The location is Salla Liria, at Qyteti Studenti. This event will be focused mainly on the Erasmus+ opportunities for students such as: Credit Mobility, Degree mobility, Erasmus Mundus exchanges and Mobility Strand in the Capacity building projects.

Please forward this invitation to the interested persons.

We very pleased to welcome you in our event.

The Erasmus+ staff

Invitation to “Erasmus+ coffee” at EU Info Center

Albanian Erasmus+ Office in cooperation with the EU Info Center in Tirana are organizing on the 24-th of October 2014, at 13.00 o’clock, the Info Day for students called “Erasmus+ coffee”. The location is EU Info Centre, Rruga Ismail Qemali Tirana. This event will be focused mainly on the Erasmus+ opportunities for students such as: Credit Mobility, Degree mobility, Erasmus Mundus exchanges and Mobility Strand in the Capacity building projects.

Please forward this invitation to the interested persons.

We are very pleased to welcome you in our event.

The Erasmus+ staff