Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus “DOCSMES”.

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Tempus “Programi i përbashkët rajonal i studimeve doktorale në Sipërmarrje dhe Menaxhimin e NPV-ve  në vendet e Ballkanit Perëndimor (DOCSMES)”. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universiteti i Tiranës, më datë 9 Mars, 2016. 

Projekti 3 vjeçar “ Programi DOCSMES (2010-13) ka mbështetur ngitjen e Programit të Doktoraturës në Sipërmarrje dhe Menaxhimin e NPV-ve, të harmonizuar me standardet e BE-së, si dhe ka lehtësuar shkëmbimin e eksperiencave më të mira nëpërmjet mbështetjes së lëvizjeve të stafeve akademike dhe administrative dhe të studentëve të doktoraturës.  

Projekti koordinohet  nga Universiteti Alma Mater Studiorum i Bolonjës dhe përfshin 12 institucione partnere nga Italia, Spanja, Franca, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Për më tepër informacion: www.docsmes.edu.mk

Vizita Monitoruese për Projektin Erasmus + CBHE “Mbështetja strategjike për forcimin e strukturave të sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë privat në Shqipëri”

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin e Errasmus + CBHE “Mbështetja strategjike për forcimin e strukturave të sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë privat në Shqipëri”. Ky aktivitet u zhvillua gjatë takimit çelës së projektit, në ambientet e Universitetit “EPOKA” në Tiranë, më 2 Mars, 2016.

Ky projekt synon ngritjen dhe mbështetjen e proceseve dhe mekanizmave të sigurimit të cilësisë, sigurimin e menaxhimit efektiv dhe përmirësimin e mësimdhënies dhe të nxënit në pesë institucione të arsimit të lartë privat në Shqipëri. Projekti koordinohet nga Universiteti Paris Lodron i Salzburgut (AT) dhe përfshin gjashtë institucione partnere shqiptare: Universitetin EPOKA, Universitetin Marin Barleti të Tiranës, Universitetin Europian të Tiranës, Universitetin e New York-ut në Tiranë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve. 

Ditët rajonale informative për Erasmus +

Zyra Kombëtare Erasmus + zhvilloi 6 (gjashtë) ditë informimi në të gjithë universitetet publike rajonale në Shqipëri, ku mundësoi informacion të detajuar mbi thirrjet e vitit 2016 për aplikimet institucionale në Erasmus + dhe mundësitë aktuale për individët në kuadër të programit. Këto aktivitete tërhoqën një pjesëmarrje të gjerë nga stafet dhe studentët e universiteteve pjesëmarrëse, të cilët u përfshinë në diskutime dhe shprehën interesin e tyre për të përfituar nga mundësitë që programi Erasmus + ofron.

Ditët rajonale informative për Erasmus +, u zhvilluan si vijon: 

Dita Rajonale informative në universitetin “Aleksander Xhuvani” të Elbasanit, mbajtur më 14 Janar 2016:

 

Dita Rajonale informative në universitetin  “Aleksander Moisiu” të Durrësit, mbajtur më 8 Janar 2016:

 

Dita Rajonale informative në universitetin  “Ismail Qemali” të Vlorës, mbajtur më 7 Janar 2016:

 

Dita Rajonale informative në universitetin  “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, mbajtur më 22 Dhjetor 2016:

 

Dita Rajonale informative në universitetin “Fan Noli” of Korcës, mbajtur më 20 Nëntor 2016:

Field Monitoring Visit for the Tempus project “Modernizing and harmonizing maritime education in Montenegro and Albania- MArED”.

The NEO + staff conducted the field monitoring visit for the MArED project. This activity was undertaken in two separate meetings, oraganized at the University “Luigj Gurakuqi” of Shkodra premises on December 22nd, 2015 and at the University “Ismail Qemali” of Vlora premises, on January 7th, 2015.

The 3-year MArED Tempus project supports the modernisation of the maritime higher education in Montenegro and Albania and development of competent and qualified human resources in the maritime sector.

The project is coordinated by the University of Montenegro and involves 17 partner institutions from Spain, Slovenia, Austria, Croatia, Romania, Montenegro and Albania.

For additional information: http://www.mared.ac.me/

Seminari kombëtar mbi “Financimin e institucioneve të arsimit të lartë në kuadër të ligjit të ri të të arsimit të lartë”

Zyra Kombëtare Erasmus+ në bashkëpunim me ekspertët Erasmus+ për reformat e arsimit të lartë (HERE) zhvilloi më datë 20 Nëntor 2015, në ambientet e  Universitetit “Fan Noli” të Korçës, seminarin kombëtar me temë “Financimi i institucioneve të arsimit të lartë në kuadër të ligjit të ri të arsimit të lartë”.

Ky aktivitet mblodhi së bashku anëtarët e stafeve akademike nga  IAL-të e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Elbasanit, Vlorës, Durrësit, përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, anëtarë të Komisionit Kombëtar për Reformën e Arsimit të Lartë, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Gjatë seminarit, lektorët e ftuar trajtuan dhe diskutuan  çështje të ndryshme të menaxhimit financiar të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, duke përfshirë skemën aktuale të financimit dhe skemën e financimit të parashikuar nga ligjit i ri i Arsimit të Lartë. Në vijim, Prof. Enora Pruvot i njohu të pranishmit me skemat e financimit bazuar në performancë dhe modele të suksesshme të zbatimit të tyre në vende të ndryshme. Në mbyllje, përfundimet e seminarit u mblodhën në një dokument të përbashkët që do t’i përcillet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe institucioneve shtetërore përkatëse.

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus RINGIDEA.

Stafi i ZKE+ në bashkëpunim me  Agjencinë e Programit Tempus në Bruksel, EACEA, ndërmori më 12 Nëntor 2015, vizitën monitoruese për projektin Tempus RINGIDEA. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, më 12 Nëntor 2015. 

Projekti 3 vjeçar “Zhvillimi i Literaturës të Informacionit dhe njohurive në vendet e Ballkanit Perëndimor” mbështet zhvillimin e programeve të literaturës së informacionit për përdorimin e tyre në kurrikulat universitare dhe programet e mësimit gjatë gjithë jetës dhe shtyrjen përpara të procesit të Bolonjës për Europën e Njohurive.

Projekti koordinohet  nga Instituti i Teknologjisë në Limerick të Irlandës dhe përfshin 12 institucione  të arsimit të lartë në Rumani, Greqi, Britani e Madhe, Shqipëri, Bosnjë & Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Për më tepër informacion: http://www.ringidea.org/

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus ENCHASE.

Stafi i ZKE+ në bashkëpunim me  Agjencinë e Programit Tempus në Bruksel, EACEA, ndërmori vizitën monitoruese për projektin Tempus ENCHASE Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, më 12 Nëntor 2015. 

Projekti 3 vjeçar “‘Përforcimi i sistemit të sigurimit të cilësisë së brendshme në arsimin e lartë në Shqipëri: Aplikimi i metodologjisë të bazuar kah procesit dhe rezultateve (ENCHASE)”, mbështet zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të sigurimit të cilësisë së brendshme në universitetet shqiptare përmes përforcimit të kuadrit kombëtar të sigurimit të cilësisë sipas standardeve europiane të arsimit të lartë.

Projekti koordinohet  nga Universiteti Koblenz-Landau në Gjermani dhe përfshin 11 institucione partnere nga  Gjermania, Italia, Cekia, Franca dhe Shqipëria.

Për më tepër : http://enchase.uni-koblenz.de

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus ConSus.

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Tempus ConSus. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit POLIS në Tiranë, më 21 Tetor 2015. 

Projekti 3 vjeçar “Të lidhim Shkencën dhe Shoqërinë për Zhvillimin e Qëndrueshëm (ConSus)”, mbështet forcimin e lidhjes dhe bashkëpunimit midis kërkimit shkencor dhe praktikës si dhe promovimin e arritjeve të përbashkëta dhe metodave novatore nëpërmjet zhvillimit të workshopeve dhe seminareve që rrisin zhvillimin e qëndrueshëm.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Graz-it në Austri dhe përfshin 13 institucione partnere nga  Austria, Gjermania, Irlanda, Kosova dhe Shqipëria.

Për më tepër informacionhttp://consus.allafine.com/

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus CCNURCA.

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Tempus CCNURCA. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, më datë 28 Shtator 2015. 

Projekti 3 vjeçar Tempus CCNURCA, mbështet reformimin e arsimit të lartë në fushën e infermierisë dhe përputhjen e tij me aftësitë dhe standardet  profesionale të vendosura për vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Projekti është përgatitur nga Universiteti Katolik i Sint-Lieven (Belgjië) dhe përfshin katër institucione partnere nga Shqipëria, Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, Universitetin “Eqrem Cabej” të Gjirokastrës, Universitetin “Luigj Gurakuqi të Shkodrës dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Për më shumë informacion: http://www.ccnurca.eu/

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus RESI

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Tempus RESI. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, më datë 29 Qershor 2015.

Projekti Tempus 3 vjeçar RESI, mbështet ngritjen e programeve te studimeve Master dhe Ph.D në fushën e energjive të rinovueshme në vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe krijimin e mjeteve të bashkëpunimit ndërmjet IAL-ve dhe industrisë në këtë fushë.

Projekti koordinohet  nga Universiteti Hohenheim-it në Gjermani dhe përfshin 15 institucione partnere nga Gjermania, Austria, Sllovakia, Bullgaria, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Shqipëria.

Për më tepër informacion: www.resi-tempus.uni-hohenheim.de