Stafi i ZKE+ ndërmori më 19 Prill 2017, vizitën monitoruese për projektin Erasmus + REBUS. Ky aktivitet u zhvillua në mjediset e Universitetit Aleksanër Xhuvani, në Elbasan. 

Projekti 3 vjeçar REBUS (2016-2019) synon zhvillimin, testimin, vlerësimin, integrimin gjithëpërfshirës dhe nevojat që nxisin modulet e hapura mësimore për të promovuar aftësitë sipërmarrëse të të diplomuarëve në Shkenca Kompjuterike, inxhinieri dhe shkenca të tjera teknike, si një ndërthurje e edukimit akademik dhe mësimëdhënies në praktikë të koncepteve të biznesit.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Sarajevos në dhe Bosnjë dhe Hercegovinë dhe përfshin 14 institucione partnere nga Bosnjë dhe Hercegovina, Italia, Gjermania, Austria, Rusia, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. Universiteti i Elbasanit dhe Universiteti Europian i Tiranës janë prtnerët shqiptarë në projekt.