Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet e “mobilitetit ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti EPOKA. Ky aktivitet u zhvillua më 10 Prill 2017, në ambientet e e Universitetit EPOKA në Tiranë.
Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjes së krediteve të fituara pas mobilitetit nga Universiteti EPOKA, si dhe për dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.
Gjat` periudh`s Shtator 2015-Prill 2017 Universiteti EPOKA ka zbatuar kat`r marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra, në partneritet me universitete nga 4 vende programi në Erasmus +.
Për më tepër informacion: https://erasmusplus.al/?page_id=1199