Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet për “mobilitetin ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti “Eqerem Cabej” i Gjirokastrës. Ky aktivitet u zhvillua më 5 Dhjetor 2016, në ambientet e rektoratit të këtij universiteti.  

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për zbatimin e ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit, si dhe për dhënien e rekomandimeve nga stafi i ZKE+ për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Universiteti i Elbasanit aktualisht po zbaton 5 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra në partneritet me universitete evropiane.

Për më tepër informacion: https://erasmusplus.al/?page_id=1199