Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet për “mobilitetin ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti i Tiranës. Ky aktivitet u zhvillua më 26 Shtator 2016, në ambientet e zyrës së karrierës së Fakultetit të Shkencave Sociale të UT-së.
Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjes së krediteve të fituara pas mobilitetit nga Universiteti i Tiranës, si dhe për dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.
Universiteti i Tiranës aktualisht po zbaton 29 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra, në partneritet me universitete nga 23 vende programi në Erasmus +.
Për më tepër informacion: https://erasmusplus.al/?page_id=1199