Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Tempus “Zhvillimi dhe ngritja e masave për krijimin, nxitjen dhe qëndrueshmërinë e bashkëpunimit midis arsimit të lartë dhe shoqërisë – INTERFACE”. Ky aktivitet u zhvillua në dy takime të veçanta, i pari i zhvilluar në ambientet Universitetit Politeknik të Tiranës, më datë 13 Prill, 2016 dhe i dyti i zhvilluar në ambientet e Universitetit të Tiranës, më datë 14 Prill, 2016.

Projekti 3 vjeçar Tempus (2011-2014), kanë ngritur Zyrat e Karrierës në 2 fakultete (UT) dhe pranë rektoratit (UPT) dhe ka modernizuar shërbimet e tyre. Shërbimet që këto njësi ofrojnë për të sapodiplomuarit dhe studentët e tyre përfshijnë këshillim individual në karrierë, orientimin për sigurimin e bursave dhe internship-ve, organizimin e sesioneve informuese dhe aktivitete të tjera që forcojnë lidhjen mes studentëve, institucioneve publike dhe private për të rritur mundësitë e punësimit të tyre.

Projekti koordinohet nga Universiteti i Graz-it, në Austri dhe përfshin 19 institucione partnere nga Austria, Anglia, Bulgaria, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria
Për më tepër informacion: http://www.interface.uns.ac.rs/