Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Tempus HEART. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Universitetit “Marin Barleti” në Tiranë, më datë 27 Prill 2015.

 Projekti Tempus ‘Vendosja e të drejtave të njeriut në zemër të arsimit të lartë HEART’ ka për qëllim kryesor të mbështesë themelimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të programeve shumë-disiplinore të edukimit të cilat përqendrohen në fushën e të drejtave të njeriut dhe qytetarisë për nivelin universitar dhe pasuniversitar në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt përfshin një konsortium prej 11 universitetesh nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Bosnia-Hercegovina, Mali i Zi, Gjermania, Suedi, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

 Për më shumë informacion: http://www.humanrightsteaching.org/