Zyra Kombëtare Erasmus + në bashkëpunim me ekspertët Erasmus+ për Reformat në Arsimin e Lartë (HERE) ka kënaqësinë t’ju ftojë në seminarin kombëtar me temë “Rëndësia e studimeve të doktoratës” që do të mbahet në Universitetin e Durrësit, më datë 18 tetor 2017. (Sipas draft – programit të mëposhtëm).

Ky seminar do të mbledhë së bashku anëtarë të stafeve akademike nga IAL-të e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Elbasanit, Vlorës, Durrësit, etj, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Qëllimi i seminarit është të inkurajojë reflektimin dhe diskutimin midis akademikëve, ekspertëve nga universitetet e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Elbasanit, Vlorës, Durrësit. Ky seminar do të kontribuojë në sigurimin e aftësive të duhura për të zhvilluar hulumtime të doktoratës, për të shkruar teza cilësore si edhe për të optimizuar procedurën e realizimit të saj, nëpërmjet trajtimit në aspektin praktik të procesit.

Saminari do të ndërohet me pjesëmarrjen e dy ekspertëve ndërkombëtar Prof. Melita Kovacevic, kryetare e Këshillit të Shoqatës së Universiteteve Evropiane për Edukimin Doktoral dhe pedagoge në Universitetin e Zagrebit dhe Prof. Lucas Zinner, kryetar i shërbimeve të kërkimit dhe zhvillimit të karrierës në Universitetin e Vjenës, të cilët do të referojnë dhe do të ndajnë me pjesëmarrësit ekspertizën e tyre lidhur me praktikat e mira në Evropë dhe më gjerë për të shmangur plagjiaturën, si dhe për të siguruar cilësinë e kërkimit shkencor dhe tezës së doktoraturës.

 

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Agenda [109.26 KB]