Stafi i ZKE+ ndërmori, vizitën monitoruese për projektet për “mobilitetin ndërkombëtar të krediteve” të Erasmus +, në zbatim nga Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës. Ky aktivitet u zhvillua më 27 shtator 2018, në ambientet e këtij universiteti.  

Vizita monitoruese shërbeu për sigurimin e nënshkrimit të dokumentacionit të nevojshëm për ICM-të, vlerësimin e kritereve dhe transparencës së procesit të përzgjedhjes së përfituesve individual, evidentimin e shërbimeve të mundësuara për pjesëmarrësit dhe njohjes së krediteve të fituara pas mobilitetit nga Universiteti Europian i Tiranës, si dhe për dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e zbatimit të këtyre projekteve.

Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës aktualisht po zbaton apo ka nënshkruar  38 marrëveshje shkëmbimesh afatshkurtra, në partneritet me universitete nga 16 vende programi në Erasmus +.

Për më tepër informacion: https://erasmusplus.al/?page_id=1199