Aktiviteti shtyhet per Shkurt 2020

Datë:  16 Dhjetor 2019

Ora: 09:30 – 16:00

Vendi: Universiteti Politeknik I Tiranës.

Programi “Master i përbashkët” është themeluar që në Deklaratën e Bolonjës me Komunikatën e Pragës dhe në ditët e sotme gjithnjë e më shumë Universitetet Evropiane ofrojnë programe të përbashkëta si një mjet i rëndësishëm në ndërkombëtarizimin dhe bashkëpunimin brenda Zonës Arsimore Evropiane.

Seminari kombëtar ka për objektiv informimin, nxitjen e reflektimit dhe debatit midis pedagogëve, ekspertëve, zyrtarëve publik, mbi zhvillimet e fundit të programit “Master i Përbashkët” në kornizën shqiptare.

Ky aktivitet, pritet të mbledhë më shumë se 100 përfaqësues nga universitet e vendit, ministritë e ndryshme, agjencitë publike që veprojnë në arsimin e lartë, ekspertët shqiptarë dhe të BE-së, etj.

Ju mirëpresim!