Data: 31 Maj, 2019

Vendodhja: Rektorati i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë

Organizuar: Zyra Kombëtare Erasmus+, Universiteti i Vlorës

Në Universitetin e Vlorës në datë 31 Maj u zhvillua aktiviteti informues “Mbështetja e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri për rritjen e pjesëmarrjes të CBHE, Jean Monnet dhe ICM në kuadër të programit Erasmus+ 2020”. Aktiviteti mblodhi 230 të rinj, studentë dhe pedagogë, te cilët shfaqën interest të madh për mënyrën e aplikimeve apo kritereve.  Aktiviteti u hap me përshëndetjen e Rektorit të Univeristet të Vlorës Z. Roland Zisi, përfaqesuesja e Zyrës të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Xheni Sinakolit  dhe Koordinatoria e  Zyrës Erasmus+ në Shqipëri  Aida Breti. Koordinatorja njohu të pranishmit mbi mënyrën e  aplikimeve ne projektet Rritje Kapacitetesh në Arsimin e Lartë (CBHE), vijuar me diskutim të hapur me zv/koordinatoren Elona Saraci mbi Diplomën e Përbashkët Erasmus+Mundus (EMJMD) dhe Shkëmbimet Ndërkombëtare (ICM). Pjesa e tretë u pasua me takimin e Zyrës Ndërkombetare IRO dhe  grupeve të projekteve. Në këtë sesion u diskutuan praktikat me të mira të zyrave me marrëdhëniet ndërkombëtare për të maksimizuar mundësitë në Erasmus+. Një panair informaciondhënës mbi Erasmus+ ishte organizuar në hyrje të Univeristetit gjatë gjithë paradites.

www.univlora.edu.al

Agenda- Regional Info Day Erasmus+