Titulli i projektit: Projekti REBUS “Ready for Business: Integrating and validating practical entrepreneurship skills in engineering and ICT studies.”

Vendi: Universiteti Europian i Tiranës, Tiranë

Data: 29 Gusht 2019

 

Në 29 Gusht u zhvillua vizita monitoruese për projektin REBUS “Ready for Business: Integrating and validating practical entrepreneurship skills in engineering and ICT studies” nga Erasmus+ Albania. Projekti është i mbështetur nga programi Erasmus+ me objektiv specifik të krijojë një system për vlerësimin e  zhvillimit të kompetencave të sipërmarrjes. Universitetet gjate 3-viteve të projektit do të ndërtojnë qasje pozitive të studentëve ndaj zhvillimit të biznesit dhe aftësive sipërmarrëse, dhe do të aftësohen për të planifikuar, iniciuar dhe menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme një biznes. Projekti Rebus përbëhet nga 16 partnerë, ku përfshihen akademikë, institute kërkimi, autoritet lokale dhe rajonale nga 8 shtete. Partnerët shqipëtarë janë Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe Universiteti Europian i Tiranës.

Më shumë informacion mbi projektin mund të gjeni në faqen web të projektit https://www.rebusproject.net/  

Më shumë informacion për programin  “Erasmus+ CBHE ” http://erasmusplus.al/?page_id=1114