“Mirëmëgjesi Shqipëri” Dita Kombëtare Informuese për programin Erasmus+

Datë: 12 Dhjetor 2019

Vendodhia: RTSH 1 HD në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”

Në datën 12 Dhjetor, 2019, në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” me moderatoren Blerina Shehu ishin ftuar Erida Curraj nga Zyra Kombëtare Erasmus+, Elton Skëndaj nga Universiteti i Tiranës, Fatmir Guri nga Universiteti Bujqësor i Tiranë,  dhe Flora Krasniqi nga Universiteti Polis,  ku informuan dhe biseduan për “Ditën Kombëtare Informuese Erasmus+” që do të zhvillohej në 17 Dhjetor 2019.  Në emision u infomua audienca e gjerë për llojet e programeve Erasmus+, mundësirat që të rinjtë, studentët, dhe aktorët e Arsimit të Lartë kanë nën këtë program. Dëshmi nga të tre universitetet që ishin ftuar u ndanë në emision, mbi  programet “Shkëmbim Studentore dhe Stafi” “Joint Master Mundus”, “Ndërtim Kapacitetesh për AL” si edhe “Jean Monnet”.  ZKE+ ftoi për më shumë informacion të merrnin pjesë në aktivitet qëdo te zhvillohej tek “Europe House” nga ora  9:30 deri 16 :00.

Linku  i mëposhtëm  për më shumë detaje:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=428235168060834&id=313815675661513&_rdr

https://www.rtsh.al/lajme/sot-ne-miremengjes-shqiperi-ne-rtsh-1-hd-11/