Titulli i projektit: Curriculum Development joint European Political Science MA – euroPS

Vendi: Universiteti Europian i Tiranës, Tiranë , Shqipëri

Data: 20 Nëntor 2019

 

Në datë 20 Nëntor  u zhvillua vizita monitoruese e projektit Curriculum Development joint European Political Science MA – euroPSi mbështetur nga programi “Ngritje Kapacitetesh për AL” Erasmus+.  Projekti, brenda tre viteve të zbatimit te tij, ka arritur me sukses qëllimin për zbatimin e  Diplomës shumëpalëshe të Përbashkët ( Multiple JD) në fushën e  Shkencave Politike në nivelin MA (120 ECTS) me aplikimin dhe realizimin ne fund të projekit diplomë me standarte Evropiane. Si projekt i modernizimit dhe evropianizimit, ai do të mbështesë reflektimin dhe forcimin e standardeve në partnerët e Bashkimit Evropian dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe intensifikimin e shkëmbimit të rregullt akademik të praktikave të mira dhe rrjetëzimit të qëndrueshëm midis partnerëve BE-BP, por veçanërisht midis Ballkanit Perëndimor.

Një nga produktet e projektit është edhe E-Library (Libraria Online), qe ne vitin e parë  ky produkt ka mbeshtetur dhe siguruar cilësinë në kërkimet shkencore, si edhe programi është një mjet kundër plagjiaturës dhe përkrahjen e pajisjeve informatike në përmirësimin e mjedisit mësimor në të dy Universitetet Shqiptare.

Deri sot janë 19 studentë shqiptarë të regjistruar që përfitojnë nga njohuritë, kompetencat, praktikat dhe mundësitë për shkëmbim kulturor që ai ofron.

Konsortiumi i projektit është i përbërë prej 11 patnerë, ku Universiteti Europian i Tiranës dhe Universiteti i Tiranës janë dy patnerët shqiptar.

Për më shumë informacion gjeni tek website i projektit:

www.euro-ps-org

Më tepër informacion mbi  projektet “Ndërtim kapacitetesh” i gjeni edhe tek website i ZKE+:

https://erasmusplus.al/wp-content/uploads/2020/03/CBHE-Projects-Granted-2015.pdf

https://erasmusplus.al/?page_id=1114