Titulli i projektit: Master In European Innovations for a Sustainable Management of Albanian Territories, Rural Areas and Agriculture: Instruments, Policies, Strategies- SmartAL

Vendi: Universiteti Europian i Tiranës, Tiranë , Shqipëri

Data: 20 Nëntor 2019

 

Në datë 20 Nëntor  u zhvillua vizita monitoruese e projektit Master In European Innovations for a Sustainable Management of Albanian Territories, Rural Areas and Agriculture: Instruments, Policies, Strategies- SmartALi mbështetur nga programi “Ngritje Kapacitetesh për AL” Erasmus+.

Objektivi kryesor i projektit është të adresoj nevojat e reja të identifikuara të tregut të punës, të nxitura nga politikat publike në të aardhmen, në Shqipëri

Projekti është në vitin e dytë të implementimit dhe ka arritur: zhvillimin e 9 moduleve mësimore. Për më tepër 10 pedagogë shqiptarë kanë realizuar me sukses mobilitete 2-4 javë në universitetet e BE-së, të cilat u përdorën për bashkë-zhvillimin e përmbajtjes së 8 moduleve dhe gjithashtu për përmirësimin e njohurive të tyre teorike në fushat që lidhen me modulin specifik që ata do të japin mësim. Universitetet Shqiptare do t’ju jepet e drejta në Dhjetor 2019, mundësia për të zhvilluar dhe licencuar Programet Master të Ekzekutivit të ciklit të 3-të. Universitetit Bujqësor i Tiranës, do të aplikoj për Programin Master Ekzekutiv në “Menaxhimin e Territorit dhe politikat Evropiane”.

Konsortiumi i projektit është i përbërë prej 8 patnerë, ku Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universiteti “Fan Noli” Korçë janë tre patnerët shqiptar.

Për më shumë informacion gjeni tek website i projektit:

http://smartal.uet.edu.al/

Më tepër informacion mbi  projektet “Ndërtim kapacitetesh” i gjeni edhe tek website i ZKE+:

https://erasmusplus.al/wp-content/uploads/2020/03/CBHE-Projects-Granted-2015.pdf

https://erasmusplus.al/?page_id=1114