Data: 6 Maj, 2019

Vendi: Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Tirane, Shqipëri.

Në kuadër të aktiviteteve “Europe Week” në datat 6-10 Maj, 2019, Universiteti i Elbasanit zhvilloi aktivitetin Erasmus+ Info DAY.   Në aktivitet ishin ftuar bashkëpunëtore të Arsimit të Lartë nga Shqipëria, nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës. 17 Institucione të Arsimit të Lartë nga Vendet patnere që kane ndërtuar mobilitete me Universitetin e Elbasanit ishin mbledhur dhe në ditët në vazhdim do të merrnin pjesë në panairin e BE, organizuar në mjediset e UE. Studentët dhe Stafi akademik do të njihen më nga afër për kapacitetin dhe mundësitë që mund të ofrohen në këto Universitete.  

Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të Rektorit Z.Topit, si edhe të dekanëve të çdo fakulteti të UE. Gjithashtu ishin të ftuar edhe stafi i Zyrës Kombëtare Erasmus+, ku Znj Saraci theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis patnerëve edhe në programet e tjera Erasmus+. Në aktivitet nuk munguan edhe dëshmi të sudentëve shqiptarë gjatë eksperiencave të tyre gjatë mobiliteteve.