Titulli: MSc In Sustainable Food Production Systems-STEPS
Datë: 28 Qeshor, 2019
Vendodhja: Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, Shqipëri
Në datën 28 Qeshor 2019, në Universitetin Bujqësor të Tiranës u zhvillua vizita monitoruese e projektit Master në “Sistemet e Prodhimit të Qëndrueshëm të Ushqimit”. (MSc In Sustainable Food Production Systems-STEPS), i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh në Arsimin e Lart”.
Qëllimi kryesor i projektit STEPS është zbatimi i një Master në “Sistemet e Prodhimit të Qëndrueshëm të Ushqimit”. Duke zhvilluar një strukturë të MSc në përputhje me nevojat e tregut të punës në lidhje me inxhinierët ose menaxherët, projekti siguron rëndësi dhe qëndrueshmëri të programit master pas jetës së projektit. Së dyti, UBT dhe UET do të organizojnë 10 tryeza të rrumbullakëta dhe vizita me palët e interesuara për të vlerësuar nevojat e tyre, por edhe për të siguruar bashkëpunimin e tyre për zbatimin master, praktikat e studentëve dhe vendosjen e vendeve të punës. Organizimi i tryezave të rrumbullakëta dhe punëtorive midis përfaqësuesve nga ndërmarrjet dhe industritë që kryejnë në sektorët e ushqimit dhe stafin akademik dhe studentët, jo vetëm që është shtytësi kryesor për zbatimin e një masteri të suksesshëm, por edhe për të siguruar qëndrueshmërinë pas përfundimit të ndihmave financiare nga Erasmus + program.
Konsortiumi është i përbërë nga 11 patnerë nga Europa, Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria (UBT dhe UET), me koordinator Projekti Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Për më shumë informacion mund të gjeni në:
https://ubt.edu.al/sq/2019/04/03/erasmus-2/
Për më shumë informacione për Projektet Ndërtim kapacitetesh ju mund të gjeni tek :