Titulli: Capacity building for Blue Growth and curriculum development of Marine Fishery in Albania – ALMARS.

 

Datë: 28 Qeshor, 2019

Vendodhja: Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, Shqipëri

Në datën 28 Qeshor 2019, në Universitetin Bujqësor të Tiranës u zhvillua vizita monitoruese e projektit “Ndërtimi i Kapaciteteve për Gjallesat Ujore dhe Zhvillimin e Kurrikulave të Peshkimit Detar në Shqipëri” (Capacity building for Blue Growth and curriculum development of Marine Fishery in Albania – ALMARS.

), i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh për Arsimin e Lart”.

Projekti ALMARS ka për qëllim kryesor të ndihmoj rritjen dhe zhvillimin e industrisë së peshkimit detar në Shqipëri. Objektivat e tij specifike jane:

  1. Të kryejë një analizë të hollësishme të statusit aktual të industrisë së peshkimit detar në Shqipëri
  2. Të zhvillojë dhe testojë gradën e përbashkët master në peshkimin detar në universitetet shqiptare
  3. Të zhvillohet rrjetëzimi për bashkëpunim dhe shkëmbimi i njohurive dhe informacionit midis palëve të interesuara në fushën detare
  4. Përmirësimi i aftësive të detarëve sipas standardeve IMO dhe kërkesave të legjislacionit të BE-sëPër t’u regjistruar kompanitë/studentët, ndiqni linkun e mëposhtëm:

 Projekti, me konsortium 8+1 patnerë nga Europa dhe Shqipëria sapo ka filluar vitin e parë të implementimit. Universitetet Shqiptare që marrin pjesë në këtë projekt janë: Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” (UV), Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” (UAMD).

Për më shumë informacion mund të gjeni në:

http://almars-project.eu/

https://ubt.edu.al/sq/2019/04/03/erasmus-2/

Për më shumë informacione për Projektet Ndërtim kapacitetesh ju mund të gjeni tek :

https://erasmusplus.al/?page_id=1114