Titulli: Harmonization and Innovation in PhD Study Programs for Plant Health in Sustainable Agriculture-HarISA.

Datë: 28 Qeshor, 2019

Vendodhja: Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, Shqipëri

Në datën 28 Qeshor 2019, në Universitetin Bujqësor të Tiranës u zhvillua vizita monitoruese e projektit “Harmonizimi dhe inovacioni në programet e studimit të doktoratës për shëndetin e bimëve në bujqësi të qëndrueshme” (Harmonization and Innovation in PhD Study Programs for Plant Health in Sustainable Agriculture.), i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh për Arsimin e Lart”.

Projekti HarISA ka për qëllim të sigurojë mbështetje për modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në fushën e shëndetit të bimëve dhe të kontribuojë në bashkëpunimin midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në zbatimin e politikës së Bashkimit Evropian për shëndetin e bimëve.

Projekti është në vitin e parë të implementimit, dhe gjatë muajve të parë, patnerët kanë analizuar  dhe krahasuar strukturat e programit të studimit të doktoratës dhe përmbajtjeve që lidhen me shëndetin e bimëve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë të vendeve Patnere. Gjithashtu këto do të ndihmojnë edhe në përmisime dhe zhvillim të kurrikulave ekzistuese.

 Projekti, me konsortium 11+3 patnerë (+ patnerë të asociuar) nga Europa dhe Shqipëria, sapo ka filluar vitin e parë të implementimit. Universitetet Shqiptare që marrin pjesë në këtë projekt janë: Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), Universiteti i Korçës “Fan Noli” (UniKO).

Për më shumë informacion mund të gjeni në:

https://harisa.site123.me/

https://ubt.edu.al/sq/2019/04/03/erasmus-2/

Për më shumë informacione për Projektet Ndërtim kapacitetesh ju mund të gjeni tek :

https://erasmusplus.al/?page_id=1114