Datë: 12 Tetor 2019

Vendodhia: Destil Caffee, Tiranë, Shqipëri

Në kuadër të ditëve Erasmus+ në 12 Tetor 2019, ZKE+ organizoi një aktivitet “Erasmus+ Quiz” në ambjentet e Destil Caffee.  Mbi 10 milion njerëz kanë përfituar nga Programi Erasmus+, duke pasuruar përvojat e tyre të jetës dhe duke ndihmuar në ndërtimin e një komuniteti ndërkombëtar më gjithëpërfshirës. Nga 10-12 Tetor 2019, më shumë se 3000 ngjarje do të festojnë suksesin e programit Erasmus në bashkimin e studentëve dhe shoqërive nga e gjithë bota.

Erasmus+Quiz konsistonte në metodologjinë “të mësojmë duke u argëtuar”, një konkurs njohurish mbi programin Erasmus+ dhe kulturat e shteteve përbërëse të programit. Aktiviteti mblodhi mbi 35 të rinj, ku mes tyre nuk munguan edhe student të ardhur ne Shqipëri me programin “Shkëmbim Kapacitetesh”, si edhe përfaqësues nga ESN- Tirana. Konkursi ishte i ndarë në 4 kategori  pyetjesh, pjesëmarrësit ishin të organizuar në grupe me 2-3 veta, dhe konkurruan mes tyre.  Pjesëmarrësit morrën një dhuratë modeste ndërsa fituesi një dhuratë simbolike. Perfaqesuesit shkëmbyen mendime rreth vlerave evropiane dhe të diskutuan për eksperincat mobilitetevem, duke konkretizuar impaktin e programit.

Informacione të mëtejshme ju mund të gjeni:

https://www.erasmusdays.eu/

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/news/erasmusdays-2019-find-out-how-you-can-celebrate-erasmus-programme_en