Datë: 23 Tetor 2019

Vendodhia: Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Shqipëri

Në datën 23 Tetor, në mjediset e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u mbajt takimi monitories institucional nga ZKE+ dhe përfaqësuesit e agjencisë EACEA, Anila Troshani dhe Inmaculada Rodriguez.            

Vizita Monitoruese  kishte në axhendë, njohjen e kapaciteteve të institucionit, infrastrukturën e rritjes dhe të diseminimit, e strategjive  të institucionit në lidhje me internacionalizimint dhe aplikimet në programet Erasmus+.

Vizita Monitoruese në pjesën e dytë të saj kishte në fokus monitorimin e projekteve të mbështetura nga programit “ Ndërtim Kapacitetesh”  Erasmus+.  Partnerët shqiptar të Projektit ALMARS dhe të Projektit DiMTV prezantuan skuadrën e punës. Projekti ALMARS, do të zhvillojë një master të përbashkët me partnerët europian te projektit për peshkimin detar në universitetet shqiptare, dhe do te përmirësojë aftësinë e detarëve sipas standardeve IMO dhe kërkesave të legjislacionit të BE-së.4

 Qëllimi kryesor i DiMTV, projekt i financuar me mbështetjen e Komisionit Evropian, është inovacioni dhe implementimi i multimedia dhe televizionit dixhital (MDTV) në Shqipëri dhe Kosovë. Projekti ka filluar vitin e tij të tretë të implementimit dhe ka hapur dy drejtimet e masterave dhe ka ndërtuar një laborator profesional.

Më tepër informacion mbi  projektet “Ndërtim kapacitetesh” i gjeni edhe tek website i ZKE+:

https://erasmusplus.al/wp-content/uploads/2020/03/CBHE-Projects-Granted-2015.pdf

https://erasmusplus.al/?page_id=1114

http://dimtv-project.al/

http://almars-project.eu/