Datë: 11 Nëntor 2020

Vendndodhja: Universitetin e Vlorës “ Ismail Qemali”

Organizuar nga: Zyra Kombëtare Erasmus+ dhe UV

 

Më 11 Nëntor u zhvillua në Universitetin e Vlorës aktiviteti monitorues i projektit ALMARS, “Ngritja e Kapaciteteve për Gjallesat në “Blu” dhe zhvillimi i kurrikulës së Peshkimit Detar në Shqipëri”. Projekti mbështetet nga programi Erasmus + “Ndërtimi i Kapaciteteve për Arsimin e Lartë”.

Konsorciumi është i përbërë nga 10 partnerë, me pjesëmarrjen dhe partneritetin e aktorëve shqiptar të: Universitetit Bujqësor të Tiranës, Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, Ministrisë së Bujqësisë dhe dy aktorëve të biznesit: Alb-Adriatico 2013 dhe Toplini Comp.

Projektit ka partnerë nga Shqipëria dhe Kroacia synon të përmirësojë aftësitë e peshkatarëve duke zhvilluar një diplomë master në peshkimin detar dhe duke azhornuar trajnimin profesional për t’u siguruar peshkatarëve shqiptarë aftësi të njohura ndërkombëtarisht. Objektivat kryesorë janë:

  • Zhvillimi i një masteri profesional të ri në degën e peshkimit detar.
  • Rritja e bashkëpunimit midis aktorëve të rritjes blu nëpërmjet zhvillimit të platfomave të rrjeteve.
  • Sigurimi i qendrave trajnuese për peshkimin detar që ofrojnë trajnim profesional për detarët që operojnë në anije peshkuese.

Më shumë për projektin Almars gjeni tek website: http://almars-project.eu/