Data: 10 Nëntor 2020

Vendndodhja: Universiteti I Vlorës “Ismail Qemali”

Organizuar nga: Zyra Kombëtare Erasmus+ dhe UV

Në datën 10 Nëntor u zhvillua aktiviteti monitories i projektit BlueWBC, “Zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomive BLU përmes arsimit të lartë dhe inovacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor” mbështetur nga Programi Erasmus + “Ndërtimi i Kapaciteteve për Arsimin e Lartë” (CBHE).  Konsorcium përbëhet prej 9 partnerë, tre prej tyre janë institucione shqiptare si: Universiteti i “Ismail Qemali” Vlorë, Universiteti i Tiranës dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Objektivat kryesorë të projektit:

  • Zhvillimi i kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë (IAL) duke synuar integrimin e konceptit të ekonomisë blu në Shqipëri dhe Mal të Zi.
  • Sigurimi i burimeve njerëzore për ekonominë blu dhe fushat përkatëse.
  • Sigurimi i një mjedisi mbështetës nëpërmjet bashkëpunimit midis institucioneve të arsimit të lartë dhe autoriteteve publike.
  • Fuqizimi i reputaciont të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri në raport me mjedisin ndërkombëtar dhe rajonal.

Për më shumë informacion vizitoni website: www.bluewbc.eu