Datë: 10 Nëntor 2020

Vendndodhja: Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”

Organizuar nga: Zyra Kombëtare Erasmus+

Zyra Kombëtare Erasmus+ ne Shqipëri organizoi një vizitë monitoruese në terren të Projektit KnowHub “Reconnecting universities and enterprises to unleash regional innovation and entrepreneurial activity”. në  datën 10 Nëntor, në Universitetin e Vlorës. Projekti Knowhub është i mbështetur nga programi Erasmus + “Ndërtim Kapaciteteve për Arsimin e Lartë” (CBHE). Skuadra e projektit përbëhet nga 11 partnerë ku nga IAL në Shqipëri janë: Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë dhe Universiteti Europian i Tiranës.

Projekti KnowHub është hartuar për t’iu përgjigjur në mënyrë më adekuate nevojave specifike dhe problemeve në vendet partnere që janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Qendrat e komercializimit do të zhvillohen në të gjitha universitetet pjesëmarrëse jo si qendra kërkimore, por si ndërfaqe midis institucioneve të arsimit të lartë dhe ndërmarrjeve dhe shoqërisë.

Më shumë informacion mund të gjeni në: www.Knowhub.eu