Datë: 10 dhe 11 Nëntor 2020

Vendndodhja: Universiteti i Vlorës dhe Kolegji Pavarësia Vlorë

Organizuar nga: Patnerë TEAVET nga Universiteti i Vlorës dhe Kolegji Pavarësia Vlorë

Më 10 dhe 11 Nëntor 2020, u organizua Konferenca përmbyllëse e projektit TEAVET në Universitetin e Vlorës dhe Kolegjin Pavarësia Vlorë. Projekti TEAVET “Developing Teacher Competencies for a Comprehensive VET System in Albania” mbështetet nga programi Erasmus + “Ndërtimi i Kapaciteteve të Arsimit të Lartë”. Konsorciumi përbëhet nga 12 partnerë, dhe 9 prej tyre janë institucione shqiptare si:

  1. Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Shqipëri
  2. Universiteti Sportiv i Tiranës, Shqipëri
  3. Universiteti i Durrësit Aleksander Moisiu, Shqipëri
  4. Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani, Shqipëri
  5. Universiteti i Gjirokastrës Eqrem Cabej, Shqipëri
  6. Universiteti i Korçës Fan. S. Noli, Shqipëri
  7. Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi, Shqipëri
  8. Universiteti i Vlorës Ismail Qemali
  9. Kolegji Universitar Pavaresia Vlorë, Shqipëri (Co-Koordinator)

Qëllimi i projektit është përmbushur brenda 3 viteve të jetëgjatësisë së projektit, projekti TEAVET është nominuar si praktika më e mirë për ndikimin e tij në akademi dhe bashkëpunimin me MARS dhe për bashkëpunimin me Institutin e Zhvillimit Arsimor (IZHA).

 Koordinatorja e ZKE+, Ada Ramaj përshëndeti aktivitetin dhe nënvizoi rëndësinë e projektit TEAVET ku disa nga përfitimet e tij janë: ndërtimi i 16 kurseve të trajnimit me 2 kredite secili, zhvillimi i strukturave digjitale fal mbështetjes  të Erasmus + janë blere pajisje ne cdo IAL partnerë të projektit dhe krijimi i qendrave të specializuar të trajnimit të mësuesve.

Aktiviteti ishte një metodologji e përzier, për shkak të kufizimeve të COVID 19, u organizua në platforma digjitale dhe në auditorë, nëpër dhoma paralele. Më shumë se 200 artikuj u prezantuan gjate dy diteve te konferencës dhe broshura përmbledhëse do të botohet me SBN.

Gjeni më shumë për projektin TEAVET: www.teavet.org

Gjeni më shumë rreth konferencës përmbyllëse TEAVET: https://sites.google.com/view/teavet-final-conference/home