Datë: 24 Dhjetor 2020

Vendndodhja: TESS – Tirana Esthetics & Style School

Organizuar nga: Zyra Kombëtare Erasmus+

 

Në datën 24 Dhjetor Erida Curraj nga Zyra Kombëtare Erasmus+ zhvilloi një sesion informues mbi Programin Erasmus+ në Kolegjin Professional “Tirana Esthetics @Style School”. Zyra e projekteve në këtë institucion u prezantau me mundësitë që i ofrohen institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri dhe të rejat mbi programin e ri Erasmus+ 2021-2027.  Fokus të veçantë ju dha prezantimit të programeve ku IAL në Shqipëri mund të aplikojnë si Jean Monnet, Master i Përbashkët Erasmus Mundus, Shkëmbim Studentore dhe Stafi (ICM) dhe Programit Ndërtim Kapacitetesh në Arsimin e Lartë (CBHE).  Kolegji Profesional i Lartë “Tirana Esthetics & Style School” vepron në fushën e arsimit të orientuar profesional dhe përgatit profesionistë me aftësi praktike. Kolegji TESS është i organizuar në dy departamente: Departamenti i Estetikë-Nutricionit dhe Departamenti i Kozmetologjisë. TESS nuk është akoma partnere në programin Erasmus+ por marrëdheniet ndërkombëtare bilaterale janë të njohur  për TESS prandaj aplikimi në programin Erasmus+ pas këtij trajnimi është thjesht një “thirrje” larg.

 

Për më tepër info mbi kolegjin: www.tess.al