Datë: 30th July 2020

Vendtakimi: Webex platform

Organizuar: EU Delegation në Shqipëri

14 studentë shqiptarë, fitues të bursave të programit të financuar nga BE-ja #Erasmus Mundus Joint Master, janë gati të fillojnë vitin e ri akademik në disa prej universiteteve më të mira evropiane.

Gjatë ceremonisë së para-nisjes të mbajtur online, studentët shprehën entuziazmin e tyre për këtë përvojë të re të cilës mezi presin t’i bashkohen. Erida Curraj nga Zyra Kombëtare Erasmus+ dhe Lutjona Lula si ish studentet EM dhe drejtuese e ESN Albania, informuan studentët se në rrugëtimin e tyre nuk do të jenë vetem, përkundrazi, kanë më shumë mbështetje.

“Ndërsa fitoni njohuri të reja dhe aftësi të reja, ju gjithashtu do të krijoni miqësi të reja dhe rrjete miqsh dhe kolegësh të ardhshëm në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Përveç kësaj, ju do të ndani shumë informacione për vendin tuaj të bukur! Do të jeni Ambasadorët e Shqipërisë në #Evropë dhe do të ktheheni si Ambasadorë të Evropës në #Shqipëri. Energjia juaj, entuziazmi me të cilin i afroheni të ardhmes suaj do të udhëheqin rrugën tuaj dhe gjithashtu rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në #BE.” tha Ambasadori Soreca gjatë fjalës së tij të hapjes.