Data: 17 Gusht 2020

Vendndodhja:  EU Delegation FB live and Tulla Bar on site

Organizuar: EU Delegation, House of EU, Albanian NEO dhe E+Youth

 

Në datën 17 Gusht 2020 ora 18:30, drejtpërsëdrejti në FB e eu.delegation.albania u publikua aktiviteti “ Erasmus+, Projekte Shkëmbimi studentore dhe te rinjsh”. Aktiviteti u organizuar nga Delegacioni Europian në Shqipëri, Europe House në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare Erasmus+ dhe Erasmus+ Youth (Beyound Barriers).

Ky session informues mbi programin Erasmus+ u fokusua tek pergjigjet e pyetjeve:

– Cilat janë mundësitë e të rinjve dhe studentëve shqiptar për të studjuar në Europë nëpermjet programit Erasmus+?

– Si mund të aplikojnë ata në këtë program?

-Çfarë duhet të kenë ata parasysh para, gjatë dhe pasi kanë aplikuar?

Në këtë aktivitet z.Erida Curraj, Oficere Programi e Zyrës Kombëtare Erasmus+, informoi audiencën mbi mundësitë, mënyrat e aplikimit në dy programet: Programi Master i Përbashkë Erasmus Mundus dhe Shkëmbimet Studentore. Këshilla që të rinjtë dhe studentët shqiptarë duhet të dinë para, gjatë dhe pas aplikimit ishin gjithashtu pjesë e axhendës.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Download [195.35 KB]

Dëshmi nga fituesit e programit u ndanë gjatë aktivitetit.

Ish-studentja e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Marina Xhaho, përfituese e programit Erasmus+ në Universitetin e Pamukkale, Turqi, dëshmoi se eksperienca si studente Erasmus+ e ndihmoi jo vetëm për të pësuruar aftësitë e saj akademike por i dha një këndvështrim të ri për jetën dhe lehtësira për aplikime në punë si mbajtëse e çertifikate Erasmus+.

 

Klikoni linkun e aktivitetit: https://business.facebook.com/watch/live/?v=311230473530860&ref=watch_permalink

Artikuj të tjerë: https://www.youtube.com/watch?v=myhRLRrV8Io&feature=youtu.be