Datë: 17th Shtator 2020

Organizuar: Zyra Kombëtare Erasmus+

Raporti i Sondazhit “Ndërtimi i Kapaciteteve për Projektet e Arsimit të Lartë në Shqipëri, në kontekstin e COVID-19” paraqet rezultatet e një sondazhi të kryer në formën e një pyetësori gjatë periudhës Qershor-Korrik 2020. Sondazhi u ndërtua me qëllim të mbështetjes së projekteve CBHE që zbatohen në Shqipëri, duke analizuar ndikimin e pandemisë COVID-19 në paketat e punës dhe produktet e dorëzueshme dhe për identifikimin e përvojave, problemit të hasur, zgjidhjeve dhe praktikave të mira të zbatuara. Qëllimi kryesor është, të mësojmë nga praktikat dhe të mbështesim zbatimin e tyre në vitin e ardhshëm akademik, 2020-2021, dhe të parashikojmë zgjidhje të mundshme për problemet që pandemia ka shkaktuar tashmë për projektet CBHE në zbatim në Shqipëri. Rezultatet gjithashtu ofrojnë njohuri dhe reagime të dobishme për IAL dhe EACEA dhe aktorët e tjerë të CBHE

Lexoni raportin e plotë:

https://erasmusplus.al/wp-content/uploads/2020/12/W_Survey-Report_CBHE-Impact-Covid19.pdf