Datë: 31 Gusht 2020

Organizuar: Zyra Kombëtare Erasmus+

Në javën e fundit të Qershorit 2020, Zyra Kombëtare Erasmus + në Shqipëri nisi një

sondazh të shkurtër që synon mbledhjen e informacionit mbi vështirësitë e përjetuara gjatë

Shpërthimit të COVID-19 dhe masat e miratuara për adresimin e situatës, nga Zyrat e Marrëdhënieve me Jasht në IAL-të shqiptare. Informacioni në këtë raport përmbledh efektet e parashikuara nga shpërthimi i Covid-19 në proceset dhe aktivitetet e tyre të menaxhuara nga ZMJ.

Disa të dhëna të mbledhura nga sondazhi:

  • 320 marrëveshje të ICM-së, të cilat ishin aktive gjatë këtij viti akademik
  • 239 staf shqiptarë (akademikë dhe administrativë), të cilëve u është dashur të anullojnë lëvizjen e tyre
  • 78 Thirrje e Hapur për lëvizjet e reja, të cilat nuk i publikuand dot.
  • 37 studentë të huaj nuk patën mundësinë të vizitojnë dhe studiojnë në institucionet shqiptare
  • 16 studentë të huaj po studionin në institucionet shqiptare gjatë pandemisë

Lexoni raportin e plotë:

https://erasmusplus.al/wp-content/uploads/2020/12/W_SurveyReport-_ICM-Impact-Covid-19.pdf