Data: 15 Tetor 2020

Vendndodhja:  GotoMeeting

Organizuar nga: University of Vlora “Ismail Qemali”

Në  datën 15 Tetor 2020, u zhvillua në Universitetin e Vlorës, aktiviteti  “Ndërtim Kapacitetesh  në Universitetin e Vlorës  nëpërmjet projekteve Erasmus, Arritjet dhe Sfidat”. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Ditëve Erasmus 2020 që zhvillohen në të gjithë Europën dhe në Botë.

Aktiviteti u përshëndet nga Rektori I UV Z. Roland Zisi dhe Znj.Erida Curraj nga Zyra Erasmus+ ne Shqipëri

Znj Curraj, përgëzoi aktivitetin dhe arritjet e UV gjatë viteve të fundit për projektet Eramus+. Gjatë aktivitetit u prezantuan arritjet e UV, internacionalizimi si strategji e Universigetit.  Prezantime të projekteve të fituara në thirrjen e fundit u prezantuan dhe arritjet e porjekteve CBHE te fituara ne thirrjet e mëparshme u diseminuan. Për herë të parë UV bëhet edhe fitues I Jean Monnet- Module i fituar nga fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Universiteti i Vlorës ka fituar nga vitet 2015-2020 ne programin Erasmus+ 16 Projekte  në programin “Rritje Kapacitetesh në Arsimin e Lartë”  dhe 1  Jean Monnet -Module

Gjatë vitit akademik  2020-2021, 63 Marrëveshje Ndërinstitucionale  janë aktive.

Për më shumë informacione për UV gjeni https://univlora.edu.al/

Takimin e detajuar e gjeni tek:

https://www.facebook.com/Universiteti-Ismail-QemaliVlor%C3%AB690071477689556/photos/pcb.3880833105280028/3881031965260142/