EU4YOUTH

 

Jeni një i ri shqiptar 🇦🇱 që po kërkon mundësinë e radhës në BE 🇪🇺? Nga studimet në #BE e deri tek mbështetja jonë për të rinjtë shqiptarë, kemi shumë për të ndarë me ju! ⠀

🗓️ Këtë të mërkurë, 12 tetor, ju ftojmë në #EU4Youth Open Day në Europe House Tirana, duke filluar nga ora 12:00.⠀

Ju do të mirëpriteni nga Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann dhe do të takoni nga afër menaxherët dhe bashkëpunëtorët tanë të projekteve të përkushtuar ndaj projekteve rinore.⠀

Telefononi miqtë tuaj dhe ejani për të mësuar më shumë rreth mundësive që BE-ja ofron përmes projekteve të financuara, organizatave dhe institucioneve të ndryshme dhe praktikave dhe nismave të mbështetura nga BE. Sesione të ndryshme informimi do të mbahen gjatë ditës për tema të ndryshme.