ESN SHQIPËRI

ESN Albania është seksioni zyrtar i ESN International në Shqipëri. Rrjeti i Studentëve Erasmus është organizata më e madhe evropiane e studentëve dhe synon të punojë në fushën e arsimit, vlerave evropiane dhe qytetarisë aktive dhe kryesisht promovon dimensionin ndërkombëtar të arsimit. ESN Albania bëhet pjesë e ESN International, pikërisht në 30-vjetorin e këtij të fundit, shtator 2019, duke u bërë kështu vendi i 41-të anëtar.

https://esn.org/news/albania-joins-erasmus-student-network

ESN Albania synon të ndihmojë studentët ndërkombëtarë në Shqipëri duke u ofruar atyre asistencë për nevojat e përditshme, orientimin social-kulturor, si dhe promovimin e programit Erasmus + për studentët shqiptarë. ESN Albania bashkëpunon me një sërë IAL-sh në Tiranë.

Kontaktet e ESN Tirana:

Website https://esn.org/

FB @esntirana

Instagram: esn_tirana

Email: albania@esn.org