Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Erasmus + “T@SK”

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus + “Drejt rritjes së ndërgjegjësimit, përgjegjësisë dhe cilësisë së punës sociale – T@SK. Ky aktivitet u zhvillua në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës më datë 28 Qershor 2018 dhe në mjediset e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” më datë 10 Korrik 2018.

Projekti 3 vjeçar T@SK (2017-2020) synon përforcimin dhe modernizimin e Sistemit Shqiptar të Shërbimeve Sociale nëpërmjet modernizimin e Arsimit të Lartë në fushën e punës sociale dhe lidhjen e tij me mjedisin e punës duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve akademike dhe profesionale evropiane të fushës.

Projekti koordinohet  nga Universiteti i Firences, në Itali dhe përfshin 7 institucione partnere nga Italia, Spanja, Portugalia dhe Shqipëria. Universiteti i Tiranës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” janë partnerët shqiptarë në projekt.

Për më tepër informacion: http://www.taskproject.eu/

Zhvillohet vizita monitoruese për Projektin Tempus “SPEED”

Stafi i ZKE+ ndërmori vizitën e impaktit të projektit Tempus SPEED. Ky aktivitet u zhvillua në dy takimeve të veçanta, të mbajtura në ambientet e Universitetit të Sporteve të Tiranës, më datë 9 korrik 2018 dhe në ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi’ të Shkodrës, më datë 10 korrik 2018.

Projekti 3 vjeçar SPEED mbështeti reformën akademike në fushën e shkencave sportive, duke përfshirë IAL-të e vendeve të Ballkanit Perëndimor përtej konflikteve ekzistuese, ndikoi në uljen e tensioneve dhe fuqizimin e harmonizimit në rajon, në përputhje me politikat e zgjerimit të BE-së.

Projekti u koordinua nga Universiteti i Romës “Foro Italico” dhe përfshiu  Universitetin e Sporteve të Tiranës, Universitetin e Shkodrës, Universitetin e Elbasanit,  Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Beogradit, Universitetin e Nishit, Universitetin e Novi Sadit, Universitetin Kombëtar & Kapodistrian te Athinës, Universitetin e Danimarkës Jugore dhe Universitetin e Vienës.

Për më shumë informacion:  http://tempus-speed.eu/