Çfarë është Erasmus+?
Erasmus+ është programi i BE-së për të mbështetur arsimin e lartë, arsimin profesional dhe trajnimet, rininë dhe sport në Evropë. Ai ka një buxhet të vlerësuar prej 26.2 miliardë euro i cili është gati dyfishi i financimit krahasuar me programin e tij paraardhës (2014-2020).
Programi 2021-2027 vendos në fokus përfshirjen sociale, mjedisin, dixhitalizimin dhe promovimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën demokratike.
Ai mbështet prioritetet dhe aktivitetet e përcaktuara në Zonën Evropiane të Arsimit, Planin e Veprimit të Arsimit Dixhital dhe Axhendën Evropiane të Aftësive. Programi gjithashtu:
- mbështet Shtyllën Evropiane të të Drejtave Sociale
- zbaton Strategjinë e BE-së për Rininë 2019-2027
- zhvillon dimensionin evropian në sport
Mundësitë
Erasmus+ ofron mundësi mobiliteti dhe bashkëpunimi në:
- arsimin e lartë
- arsimit dhe formimit profesional
- rininë
- sport
Informacioni më të detajuar mbi këto mundësi, duke përfshirë kriteret e përshtatshmërisë, mund ta gjeni në Udhëzuesin e Programit Erasmus+.
Thirrja për Propozime 2022
Thirrja për Propozime për vitin 2022 janë publikuar. Thirrja përfshin një sërë mundësish ndërkombëtare.
Për më shumë informacion mbi këto mundësi, ju lutemi klikoni lidhjen e mëposhtme:https://erasmus-plus.ec.europa.eu/…/accessing-erasmus…
Udhëzuesi i Programit 2022 është i disponueshëm këtu: https://erasmus-plus.ec.europa.eu/…/erasmusplus…